Tirane, ofrohet vend pune Specialist/e Arkive
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Administrate | Nenpunes
- Eksperienca
- me dhe pa eksperience
Specialist/e Arkive
Në emër të një kompanie me aktivitet të konsoliduar prej disa vitesh në treg, jemi në kërkim të një kandidati për pozicionin Specialist/e Arkive. Kandidati ideal do të jetë përgjegjës për administrimin, sistemimin dhe ruajtjen e dokumentacionit arkivor, duke siguruar menaxhim të saktë të dokumenteve në përputhje me procedurat e brendshme dhe kërkesat ligjore në fuqi.Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore
- Sistematizimin fizik të dokumentacionit të dorëzuar ose të destinuar për arkivim sipas procedurave të ndjekura.
- Kryerjen e inventarizimit të dokumentacionit, duke përfshirë të gjitha proceset e sistematizimit, regjistrimit, skanimit etj
- Ruajtjen dhe administrimin e Regjistrit të Hyrje-Daljeve të dokumentacionit nga Arkiva.
- Kryerjen e kontrollit vjetor të dosjeve që kanë përmbushur afatin e ruajtjes.
- Përgatitjen e listave të veçimit në rastet kur konstatohet tejkalimi i afatit të ruajtjes së dokumentacionit në Arkivë, së bashku me përshkrimet përkatëse.
- Kontrollin fizik të dokumenteve, i cili kryhet një herë në gjashtë muaj ose një herë në vit dhe pasqyrohet në procesverbal.
- Kujdesin për ruajtjen dhe sistemimin e dokumentacionit brenda Arkivës.
- Ruajtjen e konfidencialitetit të çdo dokumenti të arkivuar dhe sigurimin e integritetit të tyre.
- Informimin e përgjegjësit të Arkivës për çdo problematikë, ngjarje apo propozim që lidhet me përmirësimin e ruajtjes së dokumentacionit.
Kompetencat e pozicionit
- Aftësi shumë të mira analitike, qasje proaktive dhe orientim drejt rezultateve.
- Aftësi të mira organizative dhe administrative.
- Aftësi të mira komunikimi me shkrim dhe me gojë.
- Aftësi të mira për krijimin dhe mirëmbajtjen e marrëdhënieve ndërpersonale.
- Nivel i lartë etike profesionale dhe integriteti.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.
Apply WhatsApp