• Tirane, ofrohet vend pune Specialist Blerje- Data Entry

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Finance-Banke | Sigurime
Gjuha
  1. anglisht
Profesionisti_banner.jpg


Agjencia e Rekrutimit Profesionisti
është një Agjenci Rekrutimi dhe Konsulence e fokusuar në vlerësimin e Burimeve Njerëzore dhe lehtësimin e bizneseve për të zgjedhur stafin e duhur. Qëllimi ynë është të ndërtojmë marrëdhënie të besueshme dhe afatgjata me kandidatët dhe bizneset. Vizioni ynë është të sigurojmë që njerëzit në tregun tonë të frymëzohen, motivohen, trajnohen dhe zhvillohen për të përqafuar të ardhmen e punës. Misioni ynë është të ndihmojmë klientët tanë të gjejnë dhe punësojnë profesionistët më të kualifikuar në profesione të zgjedhura dhe shumë të aftë, si dhe t'i ndihmojmë ata profesionistë të gjejnë mundësitë më të mira të punës në fushat e tyre përkatëse dhe të çojnë më tej karrierën e tyre.

Pozicioni i punës: Specialist Blerje- Data Entry

Kushtet e kontratës: E pacaktuar

Vendndodhja: Tiranë, Shqipëri

Qëllimi i Pozicionit: Po kërkojmë një individ të motivuar dhe të kualifikuar në rolin Specialist Blerje- Data Entry për t’ju bashkuar ekipit të Blerjeve të klientit tonë lider në industrinë e mobilimit dhe arredimit cilësor dhe konkurrues në Shqipëri. Në këtë rol Ju do të punoni ngushtë me departamentin e Blerjeve për të kuptuar nevojat e organizatës dhe për të siguruar që objektivat e blerjeve përmbushen në kohën e duhur.

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:

• Zhvillon procesin e planifikimit të transportit për importet dhe kërkon analizë çmimesh nga ofruesit e ndryshëm të transportit për të optimizuar me çmimin më të mire
• Përgjegjës për hedhjen e të dhënave mbi të gjitha porositë e blerjes me afatet përkatese nga furnitorët në sistemin financiar në mënyrë që deprtamenti I shitjes të ketë mundësinë të rezervojë në avancë.
• Kryen hapjen e kodeve të reja në rast të furnizimeve për produkte jo-ekzistuese
• Ndjek procesin e përditësimit të vazhdueshëm me informacion nga sektori i problematikave lidhur me produktet me defekt nga furnitorët dhe të kerkojë zgjidhje për dëmshpërblim apo ndërrim të tyre.
• Zhvillon kontrollin paraprak të faturave fizike;
• Kryen detyra të tjera që mund t`i caktohen herë pas here me qëllim realizimin dhe zhvillimin e objektivave të Kompanisë.

Kualifikimet dhe Aftësitë e kërkuara:

Edukimi: Të ketë përfunduar Arsimin e lartë preferohet në degët Ekonomi, Financë ose Menaxhim Biznes.

Eksperienca e Punës: Preferohen eksperienca të mëparshme në role të ngjashme të punës me klientë biznes.

Aftesitë Kryesore:

• Aftësi shumë të mira në programet MS Office si dhe programet financiare kryesisht Navision.
• Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe negociuese.
• Aftësi të shkëlqyera komunikimi me shkrim dhe verbal.
• Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze. Njohja e një gjuhe tjetër përbën avantazh.
• Aftësi të mira të menduarit analitik dhe zgjidhjes së problemeve.
• Dëshira e fortë për të mësuar, përvetësuar njohuri të reja dhe për t'i zbatuar ato në praktikë.

Kushtet e punës: Kompania ofron një mjedis komod dhe miqësor për të punuar me një paketë benefitesh tërheqëse dhe konkuruese.

Procedurë Aplikimi:

Në rast se posedoni cilësitë e listuara më sipër, ju lutem të dërgoni CV tuaj brenda datës 23.08.2022 në adresën tonë elektronike: recruitment@profesionisti.al

"Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.


Vetëm kandidatet e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen nga Agjencia.
 


Apply WhatsApp
Back
Top