Tirane, ofrohet vend pune Specialist Asetesh
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Ekonomist-Financier/e
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience

NJOFTIM PUNE
SPAR Albania është pjesë e BALFIN Group dhe drejton rrjetin më të madh të shitjeve ushqimore me pakicë me të drejtën e eksluzivitetit të emrit “SPAR”.
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci dhe Holandë, me afërsisht 5,200 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
Pozicioni: Specialist i Menaxhimit te Aseteve
Departamenti: Financë
Vendodhja: Zyra Qëndrore
Detyrat bazë dhe qëllimi i pozicionit:
Eshtë përgjegjës për menaxhimin e përditshëm të detyrave të tij/saj në përputhje me politikat e kompanisë.
Përgjegjësitë kryesore:
- Regjistron faturat e blerjeve të aseteve në regjistrin kontabël dhe monitoron dokumentacionin shoqërues të faturës;
- Mirëmban regjistrin e aseteve, monitoron dhe përditëson zhvendosjet e aseteve në vendndodhje të ndryshme;
- Kryen kontrolle periodike të aseteve dhe kodifikimin e aseteve në të gjithë rrjetin e dyqaneve;
- Realizon inventarin e aseteve të kompanisë në përputhje me politikat e kompanisë dhe Grupit;
- Monitoron dhe përgatit raporte për inventarin fizik të aseteve;
- Monitoron dhe përgatit procesin e Write off të aseteve me dokumentacionin në përputhje me politikat e kompanisë dhe regjistrimet në sistem;
- Kryen detyra që i përcaktohen nga supervizori direkt në përputhje me pozicionin e tij;
Kërkesat:
Edukimi: Të zotërojë diplomë universitare Ekonomi-Financë
Eksperiencat e punës: Të ketë eksperiencë pune të mëparshme.
Kualifikime të tjera:
- Gjuhet e folura:Anglisht (preferohet)
-Njohuri te mira te Excel-it.
Aftësi të tjera:
• Aftesi të mira komunikuese;
• Sistematik/e dhe i/e organizuar..
Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre së bashku me letër motivimi në adresën e e-mailit hr@spar.al duke përcaktuar në subjekt pozicionin, online nëpërmjet faqes së Ëeb-it Spar.al, ose nëpërmjet postës në adresën: SPAR Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.
Afati i dorëzimit: 30/04/2023
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Apply