• Tirane, ofrohet vend pune Social Media Manager

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 Pazari i ri | Toptani | 9-katshet | Barrikada
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Marketing Social Media | ADS | SEO
Gjuha
  1. anglisht
  2. italisht
Social Media Manager (Full-time)
Agjencia e marketingut Impact Discovery, me seli në Tiranë, po kërkon të punësojë një Social Media Manager, me kohë të plotë, në zyrë.

Përgjegjësitë kryesore:
  • Hartimi dhe zbatimi i strategjive të marketingut në rrjetet sociale me qëllim rritjen e vizibilitetit dhe zgjerimin e komunitetit të ndjekësve të kompanisë.
  • Organizimi, planifikimi dhe menaxhimi i publikimeve dhe fushatave promocionale në platformat sociale, duke aplikuar koncepte kreative për të maksimizuar ndërveprimin me audiencën.
  • Prodhimi dhe zhvillimi i përmbajtjes digjitale (postime, short-form video, reels, stories, etj.) në përputhje me identitetin dhe pozicionimin e markës.
  • Analizimi i performancës në rrjetet sociale përmes monitorimit të vazhdueshëm dhe interpretimit të të dhënave, me qëllim optimizimin e fushatave dhe përshtatjen e strategjisë sipas rezultateve të arritura.
Profili që kërkojmë:
  • Eksperiencë në menaxhimin e rrjeteve sociale.
  • Aftësi të mira komunikuese dhe organizative.
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe për të kryer detyra të ndryshme në të njëjtën kohë.
  • Njohja e gjuhës italiane dhe/ose angleze është një avantazh.
Pagesa sipas aftësive dhe eksperiencës.

Të interesuarit të dërgojnë CV me foto dhe shembuj punësh/profile sociale të krijuara/menaxhuara në adresën e email-it: impactdiscovery.alb@gmail.com

Vetëm personat e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

Cel. : 0696055533
 


Apply WhatsApp
Back
Top