Tirane, ofrohet vend pune Shofer
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Shofer
- Gjuha
-
- italisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience

Supermarketi BioJu, pjesë e Grupit Kadiu, është i vetmi supermarket në Shqipëri
i fokusuar në tregëtimin e produkteve Bio te çertifikuara nga vendet e origjinës në Europën Perëndimore.
Cilësia për ne nënkupton në radhë të parë shëndetin dhe sigurinë e konsumatorëve tanë,
sikurse përmbushjen e përgjegjësive sociale dhe mjedisore në të gjithë zinxhirin e prodhimit dhe furnizimit.
Për punonjësit tanë, ne jemi një punëdhënës i përgjegjshëm dhe i konsoliduar.
Për partnerët tane ne jemi një partner korrekt dhe i ndershëm në biznes.
Aktualisht kompania jonë, po kërkon të punësojë punonjës në pozicionin e Shoferit.
Përgjegjësitë e pozicionit:
- Bën transportimin e mallrave nga magazina qendrore nëpër pikat e shitjes sipas porosive të magazinierit dhe nevojave të kompanisë;
- Kujdeset për mirëmbajtjen e makines se dhene ne ngarkim, produkteve dhe mirorganizim e tyre;
- Ndihmon në transportimin, ngarkimin dhe shkarkimin e produkteve,
duke përdorur dhe të gjitha pajisjet ndihmëse të blera nga kompania për këtë detyrë si transpaleta, pirun apo automjete; - Kujdeset te kete gjithnje dokumentat e nevojeshme, faturen e shoqerimit me vete kur leviz me makine per shperndarjen e mallrave;
- Dorëzon personalisht tek magazinieri të gjitha faturat për të evituar humbjen e faturës;
- Realizon çdo detyrë shtesë të ngarkuar nga eprorët.
- Minimumi 2 vite eksperiencë të mëparshme në këtë pozicion;
- Të zotëroj patentë të klasit C;
- Të ketë mbaruar arsimin e mesëm;
- Mosha nga 25 deri në 45 vjeç
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
Apply WhatsApp