• Tirane, ofrohet vend pune Shofer (Klasi C)

A.M.G sh.p.k e themeluar që në vitet 90. Një kompani me eksperiencë 25 vjeçare në fushën e importit dhe shpërndarjes së produkteve ushqimore të ngrira si:Akullore Algida (Magnum, Corneto, Cdo, Scandal, King Kone…), Produkte Pule Lezita (Kotoleta, Krahe Pule, Finger Pule, Fileto Pule), Produkte Brumi Ioniki,Perime Polar Food, Produkte Deti Siblou etj. Tashmë e konsoliduar si një lidernë tregun shqiptar me një staf profesionist dhe me përvojë. Gjithmonë të përkushtuar ndaj qëllimit për të përmbushur nevojat e klientëve tanë. Në kuadër të rritjes së cilësisë së shërbimit kompania është në kërkim të një stafi të ri energjik dhe me dëshirë për rritje profesionale.
Kompania kërkon: Ekzekutor/Shofer

Përshkrimi i punës
Ekzekuton porositë e marra nga agjenti parashitës.
Mban kontakte te vazhdueshme me klientët në lidhje me kërkesat e tyre.
Sigurohet që te dergojë porosine tek klienti në kohe të shpejtë.
Vendos marëdhenie te mira komunikimi me klientët.
Eshtë në kontakt të vazhdueshëm me parashitesin për të siguruar një shërbim sa më cilësore për klientin.

Kualifikimet
Të ketë leje drejtimit, Klasi C.
Të ketë eksperiencë si drejtues mjeti në tregun e produkteve ushqimore.
Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunuese.
Të jetë i shkathët dhe të njohi mirë Tiranën.

Shënime
Personat e interesuar luten të dërgojnë CV në adresën:
hr@amgfood.com ose kontaktojnë ne nr.0676047277
A.M.G shpk- Algida® promovon shanset e barabarta!
 


Apply WhatsApp
Back
Top