• Tirane, ofrohet vend pune Shitese

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 QTU | Kashar | Casa Italia
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Shites/e | Kasier/e
Gjuha
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Njoftim punësimi Kompania KREM.
Kërkohet shitëse me kohë të plotë për përgatitje dhe shitje të sorbetove dhe granitave.
Detyrat dhe pergjegjesitë:
Të ketë kujdes në shërbimin ndaj klientit dhe të sigurohet që të marrë informacion mbi produktet dhe shërbimet.
Të këshillojë klientet për të plotësuar shijen e tyre në përzgjedhjen e produkteve.
Të kontrrollojë artikujt dhe pajisjet çdo ditë dhe të komunikojë për zevendësimin dhe plotësimin e produkteve dhe pajisjeve që duhen zëvendësuar.
Të ndihmojë në proçesin e reklamimit të produkteve sipas udhëzimeve.
Të mbajë përgjegjësi për produktet dhe pajisjet që magazinohen dhe tregtohen.
Të ketë njohuri mbi perdorimin e mediave sociale Facebook & Instagram.
Të kujdeset që dyqani të jetë i rregullt i pastër dhe të ketë ndriçimin e duhur.
Kushtet:

  • Të jetë person energjik.
  • Të ketë mbaruar shkollën e mesme.
  • Të punojë në grup dhe të ketë inisiative.
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese.
  • Eksperiencë pune në shitje përbën avantazh.
  • Të ketë nivel mesatar për gjuhën angleze dhe italiane.
  • Mosha e preferuar mbi 20 vjeç.
  • Pagë fikse + bonus sipas performancës.
Pranohen vetëm aplikantët me CV.
CV-të të dërgohen në adresën e email: info@krem-al.com
 


Apply
Back
Top