• Tirane, ofrohet vend pune Shitëse në Pet Shop- Veteriner/e - Groomer

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
3 Fresku | Linze
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Punetor/e | Ndihmesa
  2. Shites/e | Kasier/e
  3. Veterinari
Gjuha
  1. anglisht
Aristopets_Idyll Klinika dhe Pet Shop në zonën e freskut pranë Rrugës Muhamet Deliu kërkon të punësojë:

1. Shitëse orar Full Time

-Orari 08:00-15:00

Vajzat e interesuara duhet të kenë:

-eksperience në shitje,
-të kenë aftësi të mira komunikimi.
-të jenë pozitive,
-të jenë të sjellshme
-të pëlqejnë kafshët.

Pagë e kënaqshme dhe bonus mbi shitjet.

2. Mejk -Veteriner me kohë të plotë

Detyrat dhe përgjegjësitë e mjekut veteriner do të jenë:
  1. Të punojë së bashku dhe nëndrejtimin e shefit të klinikës;
  2. Të kryejë vizitat e pacientëve, kontrollin dhe ndjekjen e trajtimit mjekësor inspektimin e pastrimit dhe higjenës së pacientëve dhe të Kompleksit Veterinar;
  3. Të pranojë dhe trajtojë klientë
  4. Të jetë Pozitiv, i hapur për të mësuar dhe për të investuar në karrieren profesionale!
Arsimi, Kualifikimet dhe aftësitë e mjekut veteriner :
  1. Arsim i lartë, i diplomuar në degën e mjekësisë veterinare;
  2. Të ketë experience pune në fushën e veterinaries klinike ose të ketë punuar si prakticien për kafshët e shoqërimit, minimumi 2vite;
  3. Të zotërojë shumë mire gjuhën angleze në të folur dhe të ketë komunikim të rrjedhshëm në këtë gjuhë;
  4. Të jetë i prezantueshëm dhe të jetë komunikues me njerëzit;
3. Pet Groomer

Detyrat dhe përgjegjësitë e Pet Groomer:
  1. Të kryejë proçedurat standarde të pastrimit, duke përfshirë larjen, tharjen, shkurtimin, prerjen e thonjve, pastrimin e veshëve dhe stilimin;
  2. Të angazhohet në mënyrë profesionale edhe me pronarët e kafshëve shtëpiake si dhe veterinerin e klinikës, për të diskutuar nevojat e kujdesit, preferencat dhe çdo shqetësim shëndetësor që vërehet gjatë pastrimit.;
  3. Të mbaj ambjentin dhe pajisjet e grooming të pastra, të organizuara dhe të dezifektuara.;
  4. Të monitorojë furnizimet e produkteve të kujdesit si dhe të menaxhojë dhe organizojë oraret duke siguruar orë minimale pritje për klientët dhe kafshët shtëpiake!
Arsimi, Kualifikimet dhe aftësitë e Pet Groomer :
  1. Minimumi 1-2 vjet përvojë si Pet Groomer; përfundimi i një programi të çertifikuar për Pet Groomer;
  2. Njohje të rracave dhe teknikave të kujdesit ndaj kafshëve;
  3. Të jetë i duruar dhe i qetë me kafshët shtëpiake dhe të dijë të përdori me kujdes mjetet e kujdesit;
  4. Të jetë i komunikueshëm me klientët dhe kolegët;
Të interesuarit të kontaktojnë:
0689044437


Cel. : 00355689044437
 


WhatsApp
Back
Top