Tirane, ofrohet vend pune Shitëse-Carpisa QTU
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 11 QTU | Kashar | Casa Italia
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Shites/e | Kasier/e
Përshkrimi
Fashion Group Albania, pjesë e Albi Group që nga Gusht 2025, është Shoqëria e parë e shitjes me pakicë në sektorin e modës që solli konceptin e menaxhimit Franchisee në Shqipëri. Me synimin për të ngritur një standard të ri në tregun e modës/veshjeve dhe shërbimit të klientit, ne kemi rimodeluar tregun shqiptar duke prezantuar marka të njohura ndërkombëtare dhe produkte cilësore alternative. Fashion Group Albania është e pranishme në qendrat më të mëdha tregtare si Tirana East Gate (TEG) dhe Qendra Tregtare Univers (QTU), duke menaxhuar një portofol prej 10 markash të famshme, ndër të cilat Mango, Geox, Parfois, Prenatal, Okaidi, Carpisa, Cortefiel, Springfield, Women Secret dhe Aldo. Sot, ne operojmë me 17 dyqane fizike dhe përmes një përvoje online në platformën tonë, www.fga.al.Albi Group, I themeluar mbi 30 vjet më parë nga familja Humolli ne Prishtine, Kosove, është rritur nga një biznes i vogël familjar në një lojtar të madh në shitjen me pakicë, pasuri të paluajtshme, shpërndarjen e mallrave të konsumit të shpejtë (FMCG), shërbimet ushqimore dhe mikpritjen.
Albi Group është i përkushtuar ndaj kënaqësisë së klientit, përgjegjësisë sociale dhe qëndrueshmërisë mjedisore, duke formësuar një të ardhme më të mirë për komunitetin.
Pozicioni: Shites/e
Njesia: Carpisa QTU
Vendndodhja: QTU-Qendra Tregtare Univers
Përmbledhja e Pozicionit:
Aktualisht po kërkojmë dhe mirëpresim të rinj të talentuar që ju pëlqen dinamika për t’iu bashkuar ekipit të Fashion Group Albania në dyqanin e Carpisa QTU brenda qëndres tregtare QTU. Kandidati i përzgjedhur do të jetë përgjegjës për shërbimin ndaj klientit dhe krijimin e një ambienti te rregullt dhe mikpritës.
Detyrat
- Kujdeset për shërbimin ndaj klientit dhe sigurohet që të plotësojë çdo kërkesë të tij.
- Realizon objektivat e përcaktuara nga kompania për shitjet e produkteve.
- Kryen proçesin e hapjeve në kohë të koleksioneve të reja.
- Kontrollon artikujt çdo ditë dhe bën zëvëndësimin e masave të tyre.
- Suporton në proçesin e reklamimit të produkteve në dyqan sipas udhëzimeve të Brand-it.
Kualifikimet
- Të ketë mbaruar shkollën e mesme.
- Të punojë në grup dhe të ketë iniciativë.
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese.
- Njohuritë në gjuhë të huaja përbëjnë avantazh.
- Eksperiencë pune në shitje në kompani me aktivitet të ngjashëm është avantazh.
Shënime
Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-të e tyre në adresën: hr@fashiongroup.al deri me date 07/02/2026.Ju lutem kini prarasysh që vetëm personat e përzgjedhur do të kontaktohen.
Të dhënat tuaja personale, të cilat dergohen nga ju vullnetarisht si përgjigje ndaj kësaj shpallje për vend të lirë pune, mblidhen dhe përpunohen, manualisht dhe/ose elektronikisht, nga Fashion Group Albania shpk, me qëllim vlerësimin e përshtatshmërisë tuaj për t’u punësuar në këtë vend pune. Këto të dhëna aksesohen vetëm nga persona të autorizuar të kompanisë dhe do të ruhen deri në përfundim të procesit të përzgjedhjes së kandidatit fitues. Subjektet e të dhënave personale, mund të ushtrojnë të drejtat e tyre sipas ligjit nr. 9887 dt. 10/03/2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”,i ndryshuar, pranë Fashion Group Albanina shpk, si dhe pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Apply