• Tirane, ofrohet vend pune SHEF/E FINANCE

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Kompania “SALILLARI Sh.p.k”, Lider në sektorin e ndërtimit me më shumë se 25 vjet përvojë, përshtatet me karakteristikat e secilit projekt për të krijuar zgjidhje inxhinierike dhe inovative.
“SALILLARI Sh.p.k” aktivitetin e ndërtimit e ka në: Infrastrukturë, Ndërtime Civile, Ujsjellës, Shpim të naftës, Prodhimi i Materialeve Ndërtimore, Punime të tjera inxhinierike, Punime në port detar, Aeroport, Punime Industriale dhe Ndërtimore, Projektimi i Punimeve Civile dhe Industriale, etj..
Shërbimet tona shtrihen nga planifikimi dhe investimi fillestar, deri në fillimin dhe funksionimin.
“SALILLARI Sh.p.k” shpall pozicion të lirë pune SHEF/E FINANCE.

PËRMBLEDHJE E POZICIONIT:

Shefi/e e Financës është përgjegjës për menaxhimin e përgjithshëm të financave të kompanisë, përfshirë planifikimin financiar, kontrollin e buxhetit, raportimin financiar dhe sigurimin e përputhshmërisë me rregulloret fiskale dhe ligjore. Ajo luan një rol kyç në zhvillimin e strategjive financiare dhe në mbikëqyrjen e operacioneve financiare për të siguruar stabilitetin dhe rritjen ekonomike të kompanisë.

DETYRAT KRYESORE:
  • Ndjek proçesin e pagesave dhe ka përgjegjësi për zbatimin e një rregullore të konfirmuar për procesin e pagesave në kompani.
  • Është përgjegjës për Raportimet e Brëndshme, në përputhje me kalendarin e miratuar
  • Kategoritë e Raporteve përfshijnë: Cash Flow; shpenzime dhe të ardhura; detyrime të klienteve dhe furnitoreve; listëpagesa; buxhetim dhe planifikim financiar.
  • Siguron që Raportimet ndaj Organeve Tatimore të bëhen sipas afateve të përcaktuara nga legjislacioni në fuqi.
  • Krijon dhe menaxhon skema kontabël të bazuar në Standardet e Kontabilitetit.
  • Skemat kontabël janë të përditësuara në kohë reale, gjë që do të thotë se informacioni financiar është i përditësuar në mënyrë të vazhdueshme për të mbajtur hapin me ndryshimet.
  • Koordinon dhe kontrollon punën e punonjësve nën mbikqyrjen e saj dhe përgjigjet për performancën dhe zbatimin e detyrave në afatet e përcaktuara nga Bordi Drejtues.
  • Kontrollon saktësinë e raporteve periodike të përgatitura nga Dep i Financës dhe i raporton te Bordi Drejtues dhe Organet Tatimore.
  • Zbaton proçedurat e miratuara nga Bordi Drejtues dhe Departamenti i Auditit, dhe dokumenton fizikisht ose në mënyrë elektronike çdo material justifikues.
  • Propozon dhe monitoron mundësi për automatizimin e proçeseve, përmirësimin e operacioneve, uljes së shpenzimeve dhe rritjen e të ardhurave.
  • Është përgjegjës për mbikqyrjen e funksioneve të kontabilitetit.
  • Monitoron likuiditetin e Kompanisë në monedhën vëndase dhe të huaj duke raportuar Arkëtimet e pritshme dhe Detyrimet e Maturuara.
  • Monitoron proçesin e përgatitjes dhe aprovimin e buxheteve vjetore.
  • Menaxhon llogaritë e pagesave dhe arkëtimeve.
  • Zbaton dhe kontrollon ecurinë e buxhetit të miratuar të Kompanisë çdo muaj dhe progresive.
  • Bashkëpunon me menaxherët e tjerë që të ofrojë konsulencë ndihmëse për iniciativat e planifikuara nëpërmjet Analizave Financiare, Raporteve si edhe rekomandimeve.
  • Mbikqyr të gjitha funksionet e Raportimit Financiar të Kompanisë, duke përfshirë ndërveprimin me auditorët dhe përgatitjen e Raportit gjithëpërfshirës vjetor financiar të Kompanisë.
  • Pasqyron treguesit financiar (sipas standardit të raportimeve) për të ndihmuar në analizën e performancës për çdo projekt dhe për kompaninë.
  • Kontrollon dhe zbaton objektivat e Kompanisë për mbledhjen e fondeve dhe strukturën e kapitalit.
  • Siguron që fluksi i parave të jetë i përshtatshëm për operacionet e Kompanisë.
  • Përgatit Raporte të besueshme aktuale dhe parashikimi.
  • Siguron pajtueshmërinë me ligjin dhe politikat e Kompanisë.
  • Demonstron aftësi drejtuese me etikë profesionale dhe integritet.
  • Duhet të ketë sukses organizativ në zbatimin e planifikimit financiar të miratuar nga Bordi Drejtues, sipas një vizioni afatgjatë dhe të qëndrueshëm.
  • Siguron dhe kërkon zbatim të zhvillimeve rregullative në sistemin financiar sipas zhvillimit të Kompanisë.
  • Ndan përgjegjësitë strategjike të lidershipit me menaxherët e tjerë të lartë, duke siguruar një bashkëpunim maximal për një rezultat të lartë operacional.
  • Ndihmon për vendimet e ndryshimit dhe inovacionit brënda Departamentit të Financës dhe për Kompanine në tërësi.
  • Ka angazhim dhe komunikim efektiv me kolegët, investitorët, klientët, furnitorët.
  • Monitoron ekzekutimin mujor të Listëpagesës së Kompanisë.
  • Plotëson me prioritet dhe përgjegjësi dokumentacionin financiar për cdo pjesmarje të kompanisë në Tenderime Publike ose Private.
KRITERET E KËRKUARA:
  • Të ketë përfunduar studimet e larta në Fakultetin Ekonomik, në degën Financë-Kontabilitet, ose një fushë të ngjashme.
  • Të ketë mbi 10 vite eksperiencë të mëparshme.
  • Njohuri të avancuara në kontabilitet, analiza financiare dhe planifikim buxhetor.
  • Njohuri të mira të programeve financiarë dhe kontabël (SAP, QuickBooks, Excel, etj.), Navision përbën përparësi.
  • Të zotërojë shumë mirë paketën Microsoft Office.
  • Aftësi të shkëlqyera analitike, vendimmarrjeje dhe menaxhimi të ekipit.
  • Njohuri mbi ligjet fiskale dhe rregulloret financiare në fuqi.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe negocimi.
  • Të zotërojë gjuhën angleze në nivel shumë të mirë.
APLIKIMI:
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë C.V. e tyre, në adresën e-mail: hr@salillari.al, ose të kontaktojnë për çdo informacion në numrin e telefonit: +355682055689.
* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
* Kompania “SALILLARI shpk” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.
 


Apply WhatsApp
Back
Top