• Tirane, ofrohet vend pune Senior Treasury Specialist

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Eksperienca
vetem me eksperience
Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.

Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Balfin Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.

Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.

Pozicioni: Senior Treasury Specialist
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Senior Treasury Specialist është përgjegjës për menaxhimin operacional të thesarit të kompanisë, monitorimin e likuiditetit dhe administrimin e flukseve monetare në përputhje me planin financiar të projekteve. Pozicioni siguron planifikimin dhe kontrollin e fondeve, realizimin e pagesave dhe monitorimin e arkëtimeve. Gjithashtu bashkëpunon me Finance Manager dhe ekipet e projekteve për të garantuar disponueshmërinë e fondeve, administrimin e marrëdhënieve me bankat dhe raportimin periodik të pozicionit financiar dhe arkëtimeve të vonuara.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

Thesari dhe Menaxhimi i Likuiditetit
  • Monitoron dhe raporton në baza ditore gjendjen dhe lëvizjen e fondeve në bankë dhe arkë;​
  • Planifikon dhe siguron disponueshmërinë e fondeve për realizimin e pagesave sipas planit të aprovuar të pagesave;​
  • Përgatit dhe monitoron parashikimin e cash flow në baza mujore dhe periodike;​
  • Mbështet menaxhimin në monitorimin e pozicionit të likuiditetit dhe identifikimin e riskut të likuiditetit;​
Administrimi i Marrëdhënieve Bankare dhe Financimeve
  • Kryen rakordime periodike të llogarive bankare me regjistrimet kontabël;​
  • Kontrollon saktësinë e regjistrimit të veprimeve financiare që lidhen me bankat dhe instrumentet financiare;​
  • Përgatit dokumentacionin mbështetës për pagesat sipas procedurave të kompanisë dhe realizon ekzekutimin e tyre në bankë;​
  • Koordinon marrëdhëniet me bankat për administrimin e llogarive bankare, kredive dhe produkteve financiare;​
  • Përgatit raporte periodike mbi kreditë, garancitë dhe kolateralet dhe ndjek kontabilizimin e financimeve;​
Monitorimi i Pagesave dhe Arkëtimeve
  • Ndjek dhe monitoron pagesat dhe arkëtimet e kompanisë, duke siguruar përputhjen me planin e cash flow dhe procedurat financiare;​
  • Monitoron dhe analizon detyrimet dhe arkëtimet e prapambetura (Aging Analysis) sipas kategorive (0–30 ditë, 30–60 ditë, 60–180 ditë, 180–360 ditë, mbi 360 ditë);​
  • Përgatit raporte periodike mbi detyrimet dhe arkëtimet e vonuara dhe identifikon rastet me risk financiar ose likuiditeti;​
  • Komunikon këto raporte dhe detyrime tek Finance Manager, Project Manager, Program Manager dhe CFO, në përputhje me politikat dhe procedurat e Grupit;​
  • Bashkëpunon me departamentet përkatëse për ndjekjen e arkëtimeve dhe përmirësimin e disiplinës së pagesave;​
Koordinimi i Brendshëm dhe Dokumentacioni
  • Bashkëpunon me Project Managers dhe departamentet e tjera për planifikimin dhe realizimin e pagesave të projekteve;​
  • Koordinon me kompanitë e grupit për menaxhimin optimal të fondeve dhe transaksioneve ndër-kompani;​
  • Monitoron dhe rakordon transaksionet e kliringut dhe marrëdhënieve ndër-kompani;​
  • Administron dhe mirëmban listën e furnitorëve me të dhënat përkatëse bankare;​
  • Ndjek dhe arkivon dokumentacionin financiar dhe kontraktual me palët e treta sipas procedurave të kompanisë.​

Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti në Finance/Kontabilitet

Kualifikime të tjera:​
  • Të ketë jo më pak se 4 vite eksperiencë në pozicione të ngjashme;​
  • Njohuri shumë të mira të menaxhimit te likuiditetit dhe operacioneve bankare;​
  • Njohuri të programeve financiare/kontabël (p.sh. Financa 5, Sistemet ERP, etj.);​
  • Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office, veçanërisht Excel;​
  • Njohuri të proceseve të rakordimit bankar dhe administrimit të kredive;​
  • Komunikim efektiv dhe aftësitë ndërpersonale për të bashkëpunuar me palët e interesuara të brendshme dhe të jashtme;​
  • Aftësi analitike shumë të mira, saktësi në kryerjen e detyrave;​
  • I/E motivuar dhe i/e aftë të punojë në mënyrë të pavarur;​
  • I orientuar nga detajet me një shkallë të lartë saktësie në punë;​
  • Aftësi për të trajtuar informacionin konfidencial me maturi dhe profesionalizëm;​
  • Preferohet njohja e gjuhës angleze.​
Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në linkun: https://balfindevelopment.zohorecru.../Senior-Treasury-Specialist?source=CareerSite

Afati i aplikimit: 31/03/2026

Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply WhatsApp
Back
Top