• Tirane, ofrohet vend pune Senior Specialist Back-office i Thesarit - Departamenti i Operacioneve të Thesarit

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Finance-Banke | Sigurime

Përshkrimi​

Senior Specialist Back-office i Thesarit - Departamenti i Operacioneve të Thesarit

Detyrat​

  • Përpunimi dhe Rakordimi i Transaksioneve të Thesarit: Kryerja dhe regjistrimi i transaksioneve të thesarit, duke përfshirë këmbimin valutor, tregjet monetare, financimet e huave/tregtisë dhe rakordimet e llogarive të investimeve, duke siguruar saktësi dhe shlyerje në kohë të marrëveshjeve.
  • Mbështetje për Menaxhimin e Parasë dhe Likuiditetit: Ndihmon në monitorimin e flukseve të parasë dhe rakordimin e llogarive të financimit.
  • Mirëmbajtja e limiteve të kundërpalëve të thesarit: Përditësimi dhe reflektimi i ndryshimeve.
  • Raportimi dhe Pajtim me Rregullat: Përgatitja e raporteve rregullatore dhe të brendshme, si raportet për bankën qendrore, duke siguruar respektimin e politikave të thesarit, standardeve të kontabilitetit dhe kërkesave rregullatore.

Kualifikimet​

  • Të ketë mbi 4 vite përvojë në sektorin bankar si pjesë e ekipit back-office të thesarit.
  • Të ketë njohuri shumë të mira mbi produktet e thesarit, platformat, pagesat SWIFT, konfirmimet dhe shlyerjet.
  • Të ketë njohuri të shkëlqyera në kompjuter, si dhe të plotësojë të dhënat numerike saktë dhe shpejt.
  • Të jetë praktik dhe i kujdesshëm në punët që kanë të bëjnë me paratë.

Shënime​

Kandidatët e interesuar janë të inkurajuar të aplikojnë deri më 07.08.2026 ne linkun : Senior Specialist Banking Treasury Back-office- Departamenti i Operacioneve të Thesarit Job Details | BKT

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret tona do të njoftohen.
 


Apply
Back
Top