• Tirane, ofrohet vend pune Senior PR Marketing Specialist

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Marketing
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Balfin Real Estate & Hospitality është pjesë e BALFIN Group dhe mbulon shërbime shitje & marketing në fushën e real estate dhe shërbime akomoduese në industrinë e turizmit duke ofruar në treg një ekspertizë të nivelit të lartë.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci dhe Holandë, me afërsisht 5,200 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni: Senior PR Marketing Specialist
Departamenti: Marketing
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit:
Përgjegjësia kryesore e rolit të Senior PR Marketing Specialist është hartimi dhe e laborimi i materialeve dhe përmbajtjes informative dhe promovuese në mbështetje të departamentit të Marketingut, PR dhe Komunikimit në veçanti dhe të materialeve të të gjithë kompanisë në përgjithësi. Ai / Ajo do të bashkëpunojë ngushtë me Graphic & Digital Designer, Digital Marketing Specialist, Account Supervisor dhe Market Research Coordinator për të lidhur aktivitetet marketing me zhvillimin e produkteve.

Detyrat dhe Përgjegjësitë kryesore:
  • Bashkëpunon ngushtë me eprorët për të hartuar, artikuluar dhe zhvilluar strategjinë e pozicionimit dhe diferencimit në treg për markat e projekteve që kompania menaxhon si edhe për markën që vet kompania posedon;
  • Krijon, zhvillon dhe zbaton planin e komunikimit marketing, duke përdorur kanale dhe taktika të ndryshme, për të gjeneruar më shumë leads/ shitje;
  • Krijon materiale marketing (online, offline) dhe literaturën e kompanisë:
  • Shkruan dhe editon materiale kolaterale, broshura, ftesa, flyers, newsletter, raporte;
  • Shkruan, editon e përditëson informacionin në faqet e ndryshme online të manaxhuara nga kompania;
  • Shkruan, editon, korrigjon komunikime të ndryshme të kompanisë;
  • Zhvillon fushata promocionale dhe materiale të ndryshme për targetimin e segmenteve të tregut ku operon kompania apo ku promovohen projektet e ndryshme që menaxhon kompania;
  • Gjeneron përmbajtje origjinale për website të kompanisë dhe të projekteve të saj si edhe prodhon përmbajtje (content) për komunikim në rrjetet sociale;
  • Propozon tematika për zhvillimin e materialeve dhe aktiviteteve marketing;
  • Promovon kompaninë përmes iniciativave të Marrëdhënieve me Publikun;
  • Kontribuon në materialet e marrëdhënieve me publikun, si komunikata për shtyp, artikuj në shtyp, website, prezencë në media sociale dhe publicitete;
Eksperiencat e punës:
  • Përvojat e përgjithshme në këtë fushë jo me pak se 3 vjet në të njëjtën fushë.
Aftësi të tjera:
  • Të ketë diplomë universitare në degën Gazetari-Komunikim, Gjuhë Letërsi;
  • Aftësi krijuese strategjike, analitike dhe organizative;
  • Aftësi komunikimi në të shkruar dhe verbale;
  • Aftësi për të reaguar në kohë dhe krijimi i përmbajtjeve të komunikimit (Komunikatë për shtyp, artikuj, blog, komunikim online, dhe materiale të tjera të lidhura me përmbajtjen);
  • Aftësi për të bashkëpunuar së brendshmi dhe së jashtmi për të bashkërenduar aktivitetet marketing;
  • Aftësi për të krijuar një “storytelling” nëpërmjet të dhënave;
  • Udhëheqja e disa projekteve njëkohësisht;
  • Të jetë njohës i/e mirë e gjuhës angleze;
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi si dhe për të punuar në grup;
  • Eksperienca në fushën e gazetarisë përbën avantazh.
Kushtet e Punës:
Balfin Real Estate & Hospitality është një punëdhënës me mundësi të barabarta që ofron një mjedis pune profesional dhe dinamik, një paketë tërheqëse kompensimi dhe përfitimesh dhe mundësi për të shpalosur plotësisht potencialin tuaj profesional.

Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në këtë link
Afati i dorëzimit
: 20/02/2023
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top