• Tirane, ofrohet vend pune Senior Legal

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Juridik | Drejtesi
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
EPPC Albania në emër të klientit të saj, i cili operon në importin, shitjen dhe shpërndarjen e produkteve ushqimore dhe pijeve alkoolike & jo alkoolike në Shqipëri dhe Ballkanin Perëndimor, po kërkon një Senior Legal.


Përgjegjësitë kryesore:

Negocion, harton, menaxhon ecurinë e të gjitha kontratave dhe korrespondencave me furnizuesit dhe shpërndarësit e kompanisë;

Drejton aktivitete komplekse ligjore që përfshijnë çështje ligjore, biznesi dhe funksionale;

Identifikon, hulumton dhe analizon çështjet ligjore që ndikojnë në Kompani dhe aktivitetet e saj të biznesit;

Përgatit dhe menaxhon pas miratimit të proçedurës ligjore, strategjisë dhe qëllimeve për ekipin Ligjor në përputhje me qëllimet e kompanisë;

Zhvillon dhe ofron trajnime mbi çështjet ligjore, proçeset dhe politikat ligjore për auditorët me shumë nivele në të gjitha departamentet e Kompanisë;

Mbikëqyr ekipin ligjor dhe menaxherët ligjorë ose personat përgjegjës në shtetet e tjera;

Menaxhon, parandalon dhe merret me përgatitjen e mëtejshme për përfaqësimin e Kompanisë, aksionarëve dhe menaxherëve të lartë në akuzat civile, administrative, tregtare, gjyqësore dhe penale;

Përgjegjës për të ndjekur, analizuar, informuar ndryshimet në legjislacion në të gjitha vendet ku operon kompania, dhe në veçanti për ndryshimet në legjislacionin që lidhen drejtpërdrejt me aktivitetin e biznesit të kompanisë, të tilla si marrëdhëniet e punës, importi, tregtia, ligjet fiskale etj dhe propozon ndryshime në aktivitetet përkatëse të kompanisë në përputhje me ndryshimet e kuadrit ligjor;

Merr pjesë aktive në proçeset e këshillimit publik për ligjet e reja që mund të ndikojnë në aktivitetet e kompanisë;

Menaxhon dhe koordinon konsulentët dhe studiot ligjore të jashtme;

Përgatit raporte mujore për Kontratat e Shpërndarjes, Gjykatën, ndryshimet në legjislacion etj.


Kërkesat për këtë pozicion janë:

Master Shkencorë në Drejtësi, i preferuar në tregtinë dhe të drejtën private;

10 vjet përvojë pune në fushën juridike dhe së paku 3 vjet përvojë në pozicione Team Leader/Drejtuese;


Njohuri në të drejtën tregtare ndërkombëtare;

Të ketë përvojë në menaxhimin e proçeseve gjyqësore;

Njohës i gjuhës angleze-MUST;

Përdorim shumë të mirë të paketës Microsoft Office.



Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në linkun që vijon: https://aplikim.eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
 
Back
Top