Tirane, ofrohet vend pune Senior Legal Advisor (Sp. larte Ligjor)
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 2 TEG | Lunder | Farke | Mjull-Bathore
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Juridik | Drejtesi
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
ACREM është pjesë e BALFIN Group e specializuar në ofrimin e menaxhimit të pasurive të paluajtshme. ACREM është kompania menaxhuuese e Qendrave tregtare TEG dhe QTU, si dhe TLP, Rolling Hills, dhe Ambasador 3. Me një rrjet profesionistësh ACREM, ofron një paketë të gjërë shërbimesh si: Konsulencë Financiare, Marketing, Qiradhënie dhe Administrim.
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci dhe Holandë, me afërsisht 5,200 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
Pozicioni: Senior Legal Advisor (Specialist i Lartë Ligjor)
Raporton te: Drejtori Ekzekutiv
Vendnodhja: Zyrat qendrore të ACREM, Tiranë
Përshkrim i Pozicionit të Punës
Është përgjegjës për oferimin e asistencës ligjore dhe këshilla për gjithe departamentet e kompanisë dhe grupit.
Detyrat dhe përgjegjësitë
Mënyra e Aplikimit: Për të aplikuar për këtë pozicion, Ju lutem dorëzoni CV-në e detajuar brenda datës 06/07/2023 në adresën e e-mail: [B]hr@acrem.al[/B], duke specifikuar në subjekt: “Aplikim për Specialist i lartë Ligjor”
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale

- Dhënia e opinioneve ligjore për çështjet e ngritura nga departamentet e BALFIN Group / departamentet e kompanive të grupit Balfin.
- Hartimi i kontratave dhe marrëveshjeve të ndryshme që do të lidhen ndërmjet palëve të treta dhe shoqërive BALFIN/ kompanive të grupit.
- Shqyrtimi i kontratave dhe marrëveshjeve të ndryshme që do të lidhen ndërmjet palëve të treta dhe kompanive Balfin/ kompanive të grupit, si dhe reflektim/ konsolidim i komenteve të marra nga departamentet e linjës.
- Verifikimi dhe plotësimi i tyre me dokumentacion integrues ose mbështetës (si anekse, prokurë, vendime asambleje, ID, ekstrakte, etj.).
- Ofrimi i asistencës ligjore për negocimin e kontratave të hartuara ose të rishikuara.
- Plotësimi dhe/ose përmirësimi i formatit të akteve/ kontratave të përdorura nga kompanitë BALFIN/ kompanive të grupit ndër vite.
- Hartimi i vendimeve të asamblesë/grupit të shoqërive BALFIN, udhëzimeve, rregulloreve, akteve apo autorizimeve të dhëna brenda këtyre shoqërive.
- Informon departamentet/ kompanitë e grupit BALFIN për ndryshimet ligjore që prekin veprimtarinë e shoqërisë.
- Dhënia e asistencës ligjore për të negociuar zgjidhjen miqësore të mosmarrëveshjeve ligjore ose konflikteve që mund të çojnë në procese gjyqësore. Përfaqësimi i kompanive BALFIN/ kompanive të grupit në çështje gjyqësore me vlerë të ulët dhe jo komplekse.
- Përfaqësim i shoqërisë pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit për aplikime për leje/ licenca/ autorizime apo regjistrime të ndryshme.
- Kryerja e detyrave të tjera që mund të caktohen në kuadër të ndihmës juridike.
- Diplome universitare në drejtësi.
- Përvojë mbi 5-vjeçare si këshilltar ligjor në mjedisin e biznesit.
- Njohuri dhe njohuri të shkëlqyera të ligjit dhe procedurave të koorporatave.
- Shkallë e lartë e etikës dhe integritetit profesional.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi në të shkruar dhe në të folur.
- Njohuri të çështjeve juridike.
- Niveli i lartë i përgjegjësisë.
- Aftësi të shkëlqyera negociuese
- Menaxhimi efektiv i kohës.
- I / e vëmendshëm /me ndaj detajeve
- Aftësi të mira për t'u përshtatur me ndryshimet.
- Aftësi administruese.
- Aftesi te mira pune ne grup.
- Aftësia për të përdorur iniciativën tuaj.

Apply