• Tirane, ofrohet vend pune Senior Digital Marketing Specialist

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Marketing-online | Social Media | SEO
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Balfin Real Estate & Hospitality është pjesë e BALFIN Group dhe mbulon shërbime shitje dhe marketing në fushën e Real Estate dhe shërbime akomoduese në industrinë e turizmit duke ofruar në treg një ekspertizë të nivelit të lartë.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci dhe Holandë, me afërsisht 5,200 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni: Senior Digital Marketing Specialist
Departamenti: Marketing
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit:
Senior Digital Marketing zhvillon, zbaton, ndjek dhe optimizon komunikimin marketing të kompanisë në të gjitha kanalet online dhe dixhitale për të rritur “brand awareness”, për të gjeneruar trafik të kanaleve dixhitale, për të rritur përfshirjen online/ offline të audiencës por veçanërisht për të gjeneruar leads/ interesa konkrete për projektet që menaxhon Balfin Real Estate & Hospitality. Ai/ajo duhet të udhëheqë fushatat e integruara dixhitale marketing nga konceptimi deri në zbatim. Bashkëpunon me skuadrën e marketingut dhe të shitjes për të lançuar fushatat në kohë dhe brenda buxheteve të alokuara.

Detyrat dhe Përgjegjësitë kryesore:

  • Planifikon dhe koordinon fushatat elektronike marketing (web, SEO/SEM, google Adwords, e-mail, social media, display advertising) në përputhje me planin marketing të kompanisë dhe në bashkëpunim me skuadrën kreative;
  • Ndërton propozon dhe zbaton prezencën në media sociale për kompaninë apo projektet që menaxhon kompania;
  • Identifikon trendet e marketingut elektronik dhe strategji për rritjen e treguesve në mediat sociale;
  • Përmbledh analizon dhe delegon te departamentet e duhura leads/ interesa konkrete të ardhura në të gjitha kanalet elektronike të projekteve dhe kompanisë;
  • Vlerëson në mënyrë analitike eksperiencën e përdoruesve në kanalet e ndryshme të komunikimit;
  • Monitoron kontaktet në rrjetet sociale duke kryer matjen, dërgimin dhe përgjigjet ndaj klientëve të interesuar dhe kontakteve të ndryshme;
  • Koordinon krijimin e përmbajtjes elektronike dhe zhvillimin e kanaleve të komunikimit si Website, Social media, mobile apps, video, blog, infografikë, digital media banner, etj;
  • Mat monitoron dhe raporton performancën e të gjitha fushatave elektronike marketing dhe bën vlerësimin mbi bazën e objektivave të vendosur;
  • Menaxhon buxhetet e fushatave dhe skedulet përkatëse;
  • Identifikon tendencat dhe optimizon buxhetet dhe performancën;
  • Propozon strategji dhe mjete të reja dixhitale dhe krijuese;
  • Bashkëpunon së brendshmi e së jashtmi për ndërtimin e landing pages dhe optimizimin e eksperiencës së përdoruesit në pika kontakti të ndryshme;
  • Bashkëpunon me Departamentin e Shitjeve dhe Marketing Research duke siguruar një komunikim konsistent të markës dhe zbuluar forma të tjera për të arritur audiencën e synuar nëpërmjet internetit;
  • Vlerëson eksperiencën e klientit në kanale të ndryshme dhe pika kontakti;
  • Raporton sistematikisht mbi aktivitetet dixhitale të kompanisë, projekteve dhe konkurrencës.

Eksperiencat e punës:

  • Preferohet eksperiencë në marketing jo më pak se 5 vjet.

Aftësi të tjera:

  • Të këtë përfunduar arsimin e lartë;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Aftësi për të udhëhequr e menaxhuar web, SEO/SEM, e-mail, social media, display advertising;
  • Aftësi për të identifikuar audiencat e synuara dhe të propozojë fushata elektronike që i angazhon dhe motivon audiencën;
  • Njohuri e mjeteve të analitikës së website;
  • Eksperiencë në ngritjen dhe optimizimin e fushatave Google Adwords;
  • Njohuri të zhvillimeve dhe kufizimeve të HTML, CSS, Javascript;
  • I/e përditësuar me zhvillimet më të fundit dhe praktikat më të mira të marketingut online;
  • Njohuri shumë të mira planifikuese të fushatave online;
  • Njohuri shumë të mira menaxhuese të skuadrës.

Kushtet e Punës:

Balfin Real Estate & Hospitality është një punëdhënës me mundësi të barabarta që ofron një mjedis pune profesional dhe dinamik, një paketë tërheqëse kompensimi dhe përfitimesh dhe mundësi për të shpalosur plotësisht potencialin tuaj profesional.

Mënyra e aplikimit:


Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në këtë link

Afati i dorëzimit
: 28/02/2023

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top