• Tirane, ofrohet vend pune Senior Arkitekt/e (Projektim & Zbatim)

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Arkitekture
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
EPPC Albania kërkon një Senior Arkitekt/e për klientin e saj, kompani e mirënjohur e specializuar në Arkitekturë, Ndërtim dhe Zbatim të projekteve & komplekseve të ndryshme në vend.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Merr pjesë në ciklin e plotë të projektimit të një objekti nga koncept-ideja në projekt zbatim;
  • Mer pjesë në procedurat e lejes së zhvillimit dhe lejes së ndërtimit për cdo projekt në pipe line;
  • Planifikon grafikun e dorëzimit të projektit në versionin Microsoft Project dhe mbikqyr fazat e zbatimit të tij;
  • Përgatit projektin në të gjitha aspektet përfshirë ato të dokumentacionit për leje ndërtimi në institucionet përkatëse duke qenë i/e përditësuar me legjislacionet përkatëse;
  • Merr pjesë në hartimin e kostove të zbatimit të projektit (financimi i objektit);
  • Përgatit plane të detajuara të cilat ofrojnë informacion të saktë në lidhje me ndërtimin e strukturës, informacione teknike ose specifikime në lidhje me materialet e përdorura, instalimet etj.;
  • Sigurohet që cdo koncept, skicë arkitekturore është kuptuar drejtë për fazën e zbatimit;
  • Administron projekte të ndryshme, ndërton plane pune dhe kujdeset për mbarëvajtjen e tyre ne të gjitha fazat e projektit nga ideja – zbatim;
  • Përgatit dokumentacionin e nevojshëm për tenderimin e objektit të projektuar;
  • Ndërton marrëdhënie të mira bashkëpunimi me të gjitha palët e përfshira në projekt (inxhinier, urbanist, kontraktor arkitekt etj.);
  • Luan rolin e interlokutorit midis grupit të projektimit dhe grupit të bashkisë që shqyrton dhe miraton lejen e ndërtimit;
  • Harton raporte periodike në lidhje me ecurinë e projekteve.
Kërkesat për këtë pozicion janë:

  • Të jetë diplomuar për Arkitekturë;
  • Të ketë eksperiencë të konsoliduar si Arkitekt/e me projekte të rëndësishme;
  • Të njohë mirë programet AutoCad 2D & 3D, Adobe Photoshop, Ilustrator, REVIT, Microsoft Office (MS Project përbën avantazh);
  • Të ketë njohuri shumë të mira të të gjitha fazave të projektimit;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të të gjitha procedurave të aplikimit online për leje të fazave të ndryshme (Leje zhvillimi, Leje ndërtimi, etj.);
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi, bashkëpunimi dhe për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse duke ruajtur gjithmonë etikën profesionale;
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze dhe Italiane;
  • Të disponojë Leje Drejtimi të tipit B.
Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në linkun që vijon: https://aplikim.eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
 
Back
Top