Tirane, ofrohet vend pune Sekretare Mësimore
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 2 TEG | Lunder | Farke | Mjull-Bathore
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Administrate | Nenpunes
- Asistence | Sekretari | Backoffice
- Shkenca | Akademi
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Sekretare Mësimore
Tirana Business University (TBU) shpall një vend vakant për pozicionin Sekretare Mësimore.
Kërkojmë një person të organizuar, të përgjegjshëm dhe me aftësi shumë të mira komunikimi, i cili/ajo do të jetë përgjegjës/e për administrimin dhe koordinimin e proceseve akademike dhe dokumentacionit të studentëve, si dhe për ofrimin e mbështetjes administrative për studentët, pedagogët dhe strukturat akademike të Universitetit.
Përgjegjësitë kryesore
Kandidatët e interesuar ftohen të dërgojnë CV-në e tyre në:
hr@tbu.edu.al
Vetëm kandidatët e përzgjedhur për fazën e mëtejshme të procesit të rekrutimit do të kontaktohen.

- Administrimi dhe përditësimi i të dhënave, regjistrave dhe dokumentacionit akademik të studentëve;
- Përpunimi i të dhënave në sistemet elektronike dhe përgatitja e listave për provime, frekuentim dhe procese të tjera akademike;
- Ndjekja e dokumentacionit të studentëve gjatë regjistrimit, studimeve, diplomimit dhe çregjistrimit;
- Administrimi dhe arkivimi i dokumentacionit akademik dhe dosjeve të studentëve;
- Koordinimi me pedagogët dhe departamentet për oraret mësimore, provimet dhe proceset akademike;
- Ndjekja dhe administrimi i procedurave të provimeve dhe mbrojtjes së diplomave;
- Informimi dhe orientimi i studentëve lidhur me procedurat akademike, oraret, provimet dhe dokumentacionin;
- Bashkëpunimi me pedagogët, departamentet dhe strukturat administrative të Universitetit;
- Përgatitja e raporteve dhe materialeve administrative sipas nevojave;
- Kryerja e detyrave të tjera të lidhura me pozicionin, sipas udhëzimeve të Kryesekretares dhe strukturave drejtuese.
- Diplomë universitare;
- Minimumi 3 vite përvojë pune në një pozicion të ngjashëm administrativ, preferueshëm në institucione të arsimit të lartë ose në sektorin e arsimit;
- Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office, veçanërisht Word dhe Excel;
- Aftësi të mira në përdorimin e sistemeve elektronike dhe menaxhimin e të dhënave;
- Aftësi shumë të mira organizative dhe menaxhim efektiv të kohës;
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi verbal dhe me shkrim;
- Aftësi për të punuar me dokumentacion dhe të dhëna me saktësi dhe konfidencialitet;
- Aftësi për të bashkëpunuar me studentë, pedagogë dhe stafin administrativ;
- Përgjegjshmëri, korrektësi, profesionalizëm dhe etikë në punë;
- Njohuri të gjuhës angleze përbëjnë avantazh.
Kandidatët e interesuar ftohen të dërgojnë CV-në e tyre në:
hr@tbu.edu.al
Vetëm kandidatët e përzgjedhur për fazën e mëtejshme të procesit të rekrutimit do të kontaktohen.
Apply