• Tirane, ofrohet vend pune Sales & Traffic Supervisor

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Supervizor | Team Leader
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
EPPC Albania kërkon një Sales & Traffic Supervisor për klientin e saj, një ndër kompanitë lider në tregun e produkteve promocionale, veshjeve të punës dhe pajisjeve të mbrojtjes personale në punë dhe printimeve dixhitale.


Përgjegjësitë Kryesore:

  • Planifikon dhe organizon trafikun dhe detyrat e përditshme të ekipit të shitjeve për të optimizuar produktivitetin;
  • Monitoron performancën e anëtarëve të ekipit dhe ofron rekomandime dhe mbështetje për përmirësim;
  • Ndihmon në zhvillimin dhe zbatimin e strategjive dhe programit te takimeve të shitjes për të arritur objektivat e kompanisë;
  • Monitoron dhe analizon të dhënat e shitjeve për të identifikuar mundësi për përmirësim;
  • Siguron që të gjitha aktivitetet dhe proceset e shitjes dhe zinxhiri i informacionit të jenë në përputhje me politikat dhe procedurat e konfirmuara te kompanisë;
  • Në rast nevoje konsultohet me Menaxherin e Prodhimit për ri-organizim prioritetesh dhe ndjekje porosish;
  • Kryen trajnime te rregullta per produktet, procedurat dhe politikat e kompanise për ekipin e shitjeve për të përmirësuar aftësitë dhe njohuritë e tyre;
  • Identifikon nevojat për trajnim shtesë dhe zhvillim profesional për anëtarët e ekipit;
  • Zhvillon dhe ruan marrëdhënie të forta me klientët ekzistues dhe potencialë brënda portofolit të tij dhe më tej.
  • Trajton dhe zgjidh ankesat dhe shqetësimet e klientëve me shpejtësi dhe profesionalizëm dhe sigurohet që klientët të jenë të kënaqur me shërbimet dhe produktet e kompanisë;
  • Përgatit raporte të rregullta mbi aktivitetet dhe performancën e shitjeve;
  • Analizon trendet e tregut dhe reagimet e klientëve për të ndihmuar në përmirësimin e strategjive të shitjes;
  • Informon dhe raporton tek Drejtori i Shitjeve dhe Operacioneve për ecurinë e shitjeve dhe çështjet/sfidat e identifikuara.

Të ardhurat Financiare:

140,000 – 160,000 ALL/NET mujore


Si të aplikoni:


Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni aplikimin tuaj duke ndjekur linkun: https://aplikim.eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet. Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 
Back
Top