• Tirane, ofrohet vend pune Sales Representative (Laboratory Products)

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
  2. Inxh. Industriale
  3. Kimi | Biologji | Bio-Kimi | Teknolog
Eksperienca
vetem me eksperience
EPPC Albania në emër të klientit të saj, një kompani lider në furnizimin e pajisjeve dhe teknologjive mjekësore në Shqipëri, me partneritete të konsoliduara ndërkombëtare dhe fokus në zgjidhje të avancuara klinike, është aktualisht në kërkim te një Sales Representative (Laboratory Products).

Përgjegjësitë kryesore:

  • Ndërtimi dhe zhvillimi i marrëdhënieve afatgjata me laboratorë analitikë (ujë, ajër, ushqim, etj), përmes menaxhimit aktiv të klientëve ekzistues dhe identifikimit të klientëve të rinj në treg;
  • Promovimi dhe shitja e produkteve laboratorike, duke përfshirë reagente, materiale konsumi dhe zgjidhje të tjera për analiza;
  • Identifikimi i mundësive të reja për biznes dhe zgjerimi i portofolit të klientëve në treg;
  • Menaxhimi aktiv i ciklit të shitjes në terren, nga identifikimi i klientëve potencialë deri në ndjekjen dhe finalizimin e porosive;
  • Ofrimi i këshillimit bazë teknik për klientët mbi përdorimin e produkteve dhe zgjidhjeve të ofruara;
  • Zbatimi i strategjive të shitjes dhe marketingut në përputhje me objektivat e kompanisë;
  • Monitorimi i tregut, konkurrencës dhe zhvillimeve në fushën e analizave laboratorike;
  • Raportimi periodik mbi aktivitetin në terren, performancën dhe arritjen e objektivave.
Kërkesat për këtë pozicion janë:
  • Diplomë në Kimi, Biokimi, Biologji, Bioteknologji, ose fusha të tjera të lidhura me to;
  • Eksperiencë e mëparshme në shitje (do te ishte e preferueshme në produkte laboratorike ose teknike);
  • Aftësi për të kuptuar produkte laboratorike dhe për t’i prezantuar ato në mënyrë të qartë tek klientët;
  • Aftësi të mira komunikimi, negocimi dhe ndërtimi marrëdhëniesh;
  • Orientim drejt rezultateve dhe aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur në terren;
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze;
  • Patentë shoferi e kategorisë B (shofer aktiv).
Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në linkun: https://eppc.al/aplikoni/
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
 
Back
Top