• Tirane, ofrohet vend pune Sales Manager-Country Manager

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Eksperienca
vetem me eksperience
Kalaja Talent Consulting kerkon te punesoje Sales Manager-Country Manager.



Ky rol është për një SALES MANAGER, dikë që di të ndërtojë dhe udhëheqë ekipe, të krijojë
marrëdhënie afatgjata me klientët dhe partnerët, dhe të marrë përgjegjësi të plotë për rritjen e
tregut. Profili ideal është një person që kombinon aftësitë e shitjes, mendimin strategjik dhe
qasje praktike (hands-on) në ekzekutim.
Nëse e doni botën e veturave, keni përvojë në shitje ose menaxhim tregu, dhe dëshironi të
ndërtoni diçka nga fillimi me potencial të madh rritjeje, kjo është mundësia ideale për ju.

Ky rol është projektuar si pozitë fillestare drejt Country Manager për Shqipërinë. Kandidati që
demonstron performancë të lartë do të marrë përgjegjësi të plota për:
● P&L
● Zgjerimin e ekipit
● Koordinimin e marketingut
● Strategjinë dhe rritjen e tregut

Detyrat​

Udhëheqja dhe ekzekutimi i strategjisë së shitjeve.
● Menaxhimi i gjithë funnel-it të shitjes: nga leads, te oferta, shitja dhe dorëzimi.
● Ndërtimi, menaxhimi dhe zhvillimi i një ekipi lokal të shitjeve.
● Komunikim shumëkanalësh me klientët: telefon, online dhe takime fizike.
● Sigurimi i një eksperience premium për klientin, transparente dhe profesionale.
● Përdorimi i teknologjisë dhe të dhënave (CRM, raporte performance) për përmirësim të
vazhdueshëm.
● Bashkëpunim i ngushtë me ekipet rajonale dhe HQ për operacione, marketing dhe rritje.
● Kontribut aktiv në ndërtimin e brand-it në tregun shqiptar.
● Pergjgjësi të tjera të përcaktuara nga menaxhmenti.

Kualifikimet​

Aftësi të forta në shitje, negocim dhe udhëheqje ekipesh.
● Përvojë në menaxhimin e klientëve dhe ndërtimin e besimit afatgjatë.
● Pasion dhe njohuri për industrinë e veturave.
● Aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi.
● Mendësi ambicioze dhe orientim i fortë drejt rezultateve.
● Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të marrë përgjegjësi.
● Njohja e tregut shqiptar është një avantazh i madh.
● Njohuri të gjuhës shqipe (domosdoshmëri) dhe anglishtes (e nevojshme).

Shënime​

Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem dërgoni CV-ne ne adresen tone te e-mailit: rekrutime@ktc.al ose ne numrin e telefonit 0697686732.

Cel. : 0697686732
 


Apply WhatsApp
Back
Top