• Tirane, ofrohet vend pune Renting and Commercial Manager

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Juridik | Drejtesi
Gjuha
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Holandë, me afërsisht 6,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Balfin Real Estate & Hospitality është pjesë e Grupit BALFIN dhe mbulon shërbime shitje & marketing në fushën e Real Estate dhe shërbime akomoduese në industrinë e turizmit, duke ofruar në treg një ekspertizë të nivelit të lartë.

Pozicioni: Renting and Commercial Manager
Departamenti: Asete dhe Shërbime
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit:
Renting and Commercial Manager është përgjegjës për zhvillimin komercial dhe menaxhimin e kontratave të programit renting ndërmjet banorëve dhe Balfin Real Estate & Hospitality. Negocion marrëveshje dhe zhvillon plane qiraje komercial dhe renting për të identifikuar klientët e rinj/potencial për të maksimizuar të ardhurat në përputhje me planin e biznesit.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
  • Harton KPI mbi të ardhurat dhe mbi qiradhënien, në raporte periodike ose sipas kërkesave;
  • Krijon data basë të brandeve/bizneseve FB dhe Retail bashkëpunëtorë ose potencial;
  • Përpilon buxhetin e të ardhurave nga qiratë, promocionet, etj.
  • Ndjek me detaje planin e aprovuar të biznes planit. Zhvillon dhe jep ide mbi strategjinë;
  • Kryen formulimin dhe përditësimin e databasave për kontratat e qirasë, promocionet etj.;
  • Mirëmban dhe përditëson bazën e të dhënave të kontratave të qirave/promocioneve;
  • Drejton negociata me palët e interesuara për marrjen me qira të objekteve/hapësirave të ndryshme;
  • Zhvillon takime informimi dhe negocimi me pale te ndryshme;
  • Kryen raporte javore për statusin e negocimeve;
  • Përpilon dhe transmeton tek palët njoftimet që lidhen me kontratat në fuqi;
  • Menaxhon të gjithë programin e qiradhënies duke përfshirë tërheqjen e banorëve të rinj, verifikimin e klientëve të mundshëm, negociatat e qirasë dhe zhvillimin e një programi atraktiv të kontratës së qirasë;
  • Finalizimi i rinovimeve të banorëve ekzistues në përputhje me rregullat dhe procedurat e kompanisë;
  • Përgatitja e raporteve javore dhe mujore, KPI për statusin dhe performancën e aktiviteteve të programit të Qiradhënies;
  • Koordinimi me klientët e programit të qiradhënies në baza ditore për të zgjidhur shqetësimet e tyre;
  • Krijimi i programit renting në të gjitha zonat ku ka potencial;
  • Krijimi i BP, strukturës, mbi këtë projekt.
Aftësi të tjera:
  • Diplomë në Drejtësi, Menaxhim ose në Financë;
  • Aftësia e të menduarit të qetë dhe të qartë, për të trajtuar problemet në mënyrë profesionale.
  • Kryen punën me saktësi, shpejtësi dhe vëmendje ndaj detajeve.
  • Aftësia për të ruajtur konfidencialitetin e informacionit të klientëve.
  • Aftësi komunikimi të qarta dhe të detajuara.
  • Aftësi për zgjidhjen e konflikteve dhe zgjidhjen e problemeve.
  • Aftësi për të ndjekur tërësisht udhëzimet dhe për të punuar me mbikëqyrje minimale.
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze, gjuhë të tjera të huaja do të ishin avantazh;
Kushtet e Punës:
Balfin Real Estate and Hospitality është një punëdhënës me mundësi të barabarta që ofron një mjedis pune profesional dhe dinamik, një paketë tërheqëse kompensimi dhe përfitimesh dhe mundësi për të shpalosur plotësisht potencialin tuaj profesional.

Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në këtë link

Afati i dorëzimit
: 20/08/2022

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top