• Tirane, ofrohet vend pune Recepsioniste

Tirane
Tipi
  1. part time mbasdite
Fusha | Profili i punes
  1. Recepsionist/e
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Kastrati Group, një nga grupet më të mëdha dhe më të njohura të bizneseve në Shqipëri dhe rajon, i themeluar në vitin 1991, po kërkon të punesojë një Recepsioniste për zyrat e saj në Tiranë. Kompania është e angazhuar në sektorë të ndryshëm si energjia, nafta, ndërtimi, shërbimet dhe tregtia, dhe ka një histori të suksesshme si lider në industrinë e saj.

Përgjegjësitë dhe detyrat:
  • Të ofroj një shërbim profesional për stafin dhe vizitorë.
  • Të orientoj vizitorët dhe ti drejtoj ata tek personat përkatës.
  • Të menaxhoj thirrjet telefonike dhe email-et e ardhura, duke ofruar informacion të saktë dhe duke i drejtuar ata te departamentet përkatëse.
  • Të organizoj dhe koordinoj takimet e brendshme dhe me palët e jashtme, duke siguruar që të respektohen kalendarët dhe oraret.
  • Të trajtoj dhe drejtoj postën e brendshme dhe të jashtme, duke siguruar që të gjitha dokumentet dhe materialet të jenë të shpërndara dhe të mbahen në mënyrë të organizuar.
  • Të ruaj dhe të menaxhoj dokumentet e kompanisë në përputhje me politikat e ruajtjes së informacionit dhe me rregulloret e privatësisë.
  • Të ofroj mbështetje administrative për menaxhmentin dhe departamentet e tjera, si dhe përgatitjen e materialeve për prezantime dhe mbledhje.
  • Të asistoj në menaxhimin e hapësirave të zyrave dhe organizimin e aktiviteteve të ndryshme ne kompani.
  • Të menaxhoj pajisjet dhe mjetet e zyrës, duke siguruar që të gjitha pajisjet të jenë funksionale dhe të disponueshme për stafin.
  • Të mbaj dhe të monitoroj inventarin e materialeve të zyrës dhe të bëj porositë për nevoja të reja.

Kualifikimet dhe aftësitë:
  • Diplomë e shkollës së lartë (në Administrim Biznesi, Menaxhim ose fusha të ngjashme është përparësi).
  • Të paktën 1 vit eksperiencë në një pozita administrative
  • Njohuri e gjuhes angleze
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe ndërveprimi me palët e brendshme dhe të jashtme, përfshirë komunikimin në mënyrë profesionale dhe efektive.
  • Aftësi të shkëlqyera për menaxhimin e kohës, organizimin e aktiviteteve dhe koordinimin e detyrave të ndryshme.
  • Aftësi për të përdorur paketën Office (Microsoft Office,excel,word ,power point)
  • Aftësi për të punuar në grup.
Vendi i punës: Tiranë

Kohëzgjatja e Punës: 13:00-19:30, turni PM

Të interesuarit të dërgojnë CV-në e tyre në adresën hr@kastratigroup.al duke specifikuar në subjekt pozicionin për të cilen po aplikojnë.

 


Apply
Back
Top