• Tirane, ofrohet vend pune Punonjes Sherbimi

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 TEG | Lunder | Farke | Mjull-Bathore
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Security | Polic | Ushtarak | Roje
Përshkrimi

ACREM
është pjesë e BALFIN Group e specializuar në ofrimin e menaxhimit të pasurive të paluajtshme. ACREM ka krijuar standardet për praktikat më të mira të menaxhimit të pasurive të paluajtshme. Kompania ka në menaxhim qendra tregtare dhe objekte banimi, nga të cilat mund të përmenden: TEG, QTU, TLP, Rolling Hills. ACREM synon të zgjerojë portofolin e klientëve dhe të zhvillohet në një kompani me një gamë të diversifikuar shërbimesh.

Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.

Titulli i Pozicionit: Punonjëse Shërbimi TEG

Departamenti: Operacional

Raporton te: Menaxher/e i/e Qendrës Tregtare TEG

Detyrat:
  • Mbikëqyr zonën e traut në hyrje dhe dalje të tij.
  • Siguron mbarëvajtje të trafikut në zonën e traut dhe zona të tjera sipas koordinimit nga përgjegjesi i parkimit.
  • Ndihmon klientët të cilët shfaqin vështirësi në daljen nga parkimi, si dhe informon klientët për incentivat e parkimit.
  • Konfiguron biletat e parkimit në dalje.
  • Verifikon faturat tatimore të blerjeve në varësi të incentivave të miratuara.
  • Shtypja e kasës fiskale për çdo biletë/pagesë dhe realizimi i mbylljes së raportimit ditor fiscal.
  • Administrimi i cashit të turnit, deri në mbylljen në kasafortë ose/dhe koordinim me departamentin e Financës.
  • Orienton klientët mbi ashensorët dhe daljet e emergjencës.
  • Në raste emergjence ndërhyn sipas instruksioneve të komunikuara nga përgjegjësi i parkimit dhe departamentit te sigurise.
  • Konstaton dhe raporton mbi higjenën në koordinim me stafin e pastrimit.
  • Përshëndet klientët pas kryerjes së transaksionit.
  • Informon klientet mbi menyren se si funksionon parkimi, cmimet dhe ofertat qe mund te aplikohen sipas rastit.
  • Ndezje/fikje dhe mirembajtje e pajisjeve të brendshme të kabinës.
  • Raportimi i çdo problematike tek eprori direkt.

Kualifikimet:

Edukimi: Diplomë e shkollës se mesme, e detyrueshme.

Kualifikime: Jo të aplikueshme

Përvoja e Punës: Eksperiencë pune e mëparshme në sektorin e shërbimeve dhe/ose shërbimit të klientit.

Aftësi dhe Zotësi:
  • Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.
  • Aftësi të lartë vetëkontrolli, maturie dhe të punës nën presion.
  • Njohja e gjuhës angleze dhe gjuhëve të tjera përben avantazh.
Kushtet e Punës: BALFIN Group ofron një paketë tërheqëse përfitimesh, duke përfshirë një shpërblim të drejtë në vlerësimin e meritës dhe performancës.
Mënyra e aplikimit*:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni CV-në brënda datës 23/05/2025 në këtë adresë: hr@acrem.al duke specifikuar në subjekt:
Punonjës Shërbimi TEG

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top