• Tirane, ofrohet vend pune Punonjes marketi (Unaze e Re)

0tz0Jwv.jpg


Big Market kerkon te punesoje: Punonjës/e marketi.

Detyrat dhe Pergjegjesite:
  • Bën sistemimin e mallit nëpër raftet e caktuar.
  • Kujdeset që çdo artikull i raftit të jetë i pajisur me çmimin përkatës.
  • Kontrollon produktet e rafteve për skadencat dhe i raporton ato tek përgjegjësi, menaxheri apo financieri.
  • Kontrollon, evidenton dhe vendos përkthimet në shqip të produkteve që nuk e kanë atë.
  • Kujdeset për plotësimin e nevojave të klientëve.
  • Mban shënim kërkesat e paplotësuara të klientëve dhe ja raporton menaxherit apo përgjegjësit.
  • Kujdeset per mbajtjen pastër të marketit dhe rafteve.
  • Kujdeset për mirëmbajtjen e produkteve dhe mirorganizim e tyre.
  • Njeh produktet dhe i promovon ato tek klientët.
Kualifikimet:
  • Të ketë arsimim të mesëm.
  • Të jetë fleksibël me turnet e punës.
  • Të ketë aftësi për të punuar në grup.
  • Të orfoj një shërbim sa më cilësor e të kënaqshëm.
  • Aftësi shume të mira komunikuese.
  • Të ketë përkushtim maksimal gjatë orarit të punës.
  • Të jetë fleksibël dhe i aftë të punojë ne situata nën trysni.

Të gjithë të interesuarit të dërgojnë cv-në e tyre në adresën e emailit hr@bigmarket.com.al duke specifikuar pozicionin per te cilin aplikojne
ose te kontaktojne ne numrin e telefonit 0697026834
 


Apply WhatsApp
Back
Top