• Tirane, ofrohet vend pune Punonjes/e magazine-Pergatites i porosive

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Autostrada Tr.-Dr.
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Punetor | Ndihmesa
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Distributori farmaceutik Evita Sh.p.k, në kuadër të zgjerimit të strukturës së saj kërkon të punësojë:

Punonjës/e magazine-përgatitës i porosive

Detyrat kryesore dhe përgjegjësitë
:

  • Bën sistemimin e mallit në vendet e përcaktuara;
  • Kujdeset për ambientet magazinuese;
  • Përgatit porositë e klientëve për produktet në bazë të kërkesave të ardhura prej tyre dhe listës së produkteve që duhet të shiten për klientët;
  • Bën kontrollin përfundimtar të mallit të porositur;
  • Ndihmon në sistemimin e porosive në mjetet e transportit;
  • Raporton tek përgjegjësi i magazinës në rast të konstatimit të dëmtimeve të ambienteve magazinuese ose të produkteve;
  • Përgjegjës për të gjithë procesin e etiketimit;
  • Raporton dhe ndjek me përpikmëri direktivat e dhëna nga Menaxheri i Magazinës;
Kriteret e nevojshme:
  • Të ketë minimalisht arsimin e mesëm;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi;
  • Të jetë bashkëpunues dhe i aftë të punojë në grup;
  • Avantazh përbën nëse ka njohuri mbi barnat, pajisjet, materialet mjekësore, laboratorët, etj;
Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, km 8
Transporti i siguruar

Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar Cv-në në adresën e emailit: hr@evitaalbania.com
Për info: 0692701930

Afati i aplikimit: 30/05/2024

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
 


Apply WhatsApp
Back
Top