Tirane, ofrohet vend pune Punonjëse në repartin e produkteve të freskëta
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 5 Selite | Kodra e Diellit
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Shites/e | Kasier/e
- Gjuha
-
- italisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience

Supermarketi BioJu, pjesë e Grupit Kadiu, është i vetmi supermarket në Shqipëri
i fokusuar në tregëtimin e produkteve Bio te çertifikuara nga vendet e origjinës në Europën Perëndimore.
Cilësia për ne nënkupton në radhë të parë shëndetin dhe sigurinë e konsumatorëve tanë,
sikurse përmbushjen e përgjegjësive sociale dhe mjedisore në të gjithë zinxhirin e prodhimit dhe furnizimit.
Për punonjësit tanë, ne jemi një punëdhënës i përgjegjshëm dhe i konsoliduar.
Për partnerët tane ne jemi një partner korrekt dhe i ndershëm në biznes.
Aktualisht kompania po kërkon të punësojë Punonjëse në repartin e produkteve të freskëta.
Përgjegjësitë e pozicionit:
- Kontrollon muralin, banakun dhe dhomën ftohëse.
- Mban nën kontroll pastërtine e vendit dhe mjeteve të punës
- Monitoron shitjen dhe furnizimet e produkteve të fresketa.
- Mban nën kontroll skadencat.
- Kontrollon dhe mban shënim firot e produkteve
- Kontrollon dhe menaxhon produktet me stok të lartë dhe propozon menaxherit për zgjidhje.
- Shikon dhe menaxhon produktet me sasi të mëdha
- Menaxhon ankesat dhe kërkesat e klientit dhe vë në dijeni menaxherin për to.
- Minimumi 1 vit eksperiencë të mëparshme në këtë pozicion;
- Të ketë mbaruar arsimin e mesëm
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
Apply WhatsApp