Tirane, ofrohet vend pune Punonjës Magazine/Transport
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Magazinier/e
- Gjuha
-
- Eksperienca
- vetem me eksperience

Agjencia e Rekrutimit Profesionisti është një Agjenci Rekrutimi dhe Konsulence e fokusuar në vlerësimin e Burimeve Njerëzore dhe lehtësimin e bizneseve për të zgjedhur stafin e duhur. Qëllimi ynë është të ndërtojmë marrëdhënie të besueshme dhe afatgjata me kandidatët dhe bizneset. Vizioni ynë është të sigurojmë që njerëzit në tregun tonë të frymëzohen, motivohen, trajnohen dhe zhvillohen për të përqafuar të ardhmen e punës. Misioni ynë është të ndihmojmë klientët tanë të gjejnë dhe punësojnë profesionistët më të kualifikuar në profesione të zgjedhura dhe shumë të aftë, si dhe t'i ndihmojmë ata profesionistë të gjejnë mundësitë më të mira të punës në fushat e tyre përkatëse dhe të çojnë më tej karrierën e tyre.
Pozicioni i punës: Punonjës Magazine/Transport
Kushtet e kontratës: E pacaktuar
Vendndodhja: Tiranë, Shqipëri
Qëllimi i Pozicionit: Po kërkojmë një Punonjës të organizuar Magazine për Klientin tonë Ndërkombëtar, lider në prodhimin e pajisjeve elektoshtëpiake. Në rolin e Punonjësit të Magazinës ju do të jeni përgjegjës për të gjitha operacionet dhe aktivitetet e magazinimit përfshirë mirëmbajtjen e produkteve të ardhura dhe proceset e transportimit në funksion të rritjes së kënaqësisë së klientit.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
• Kryen kontrollin dhe verifikimin e produkteve të ardhura në magazinë sipas faturave përkatëse.
• Përgjegjës për procesin e transportimit të produkteve dhe ndjekjes së kushtet teknike të përcaktuara të produkteve, duke shmangur rrezikun e dëmtimit nga transporti.
• Përgjegjës për dorëzimin e produkteve në destinacionin final duke zbatuar plotësimin e dokumentit përkatës dhe kthimin e dokumentave të firmosur.
• Kryen kujdesin dhe mirëmbajtjen e automjetit të ofruar nga kompania në përdorim për proceset e magazinimit dhe transportimit.
• Ofron asistencë për personelin e magazinës në veprimtaritë ditore sipas nevojës duke përfshirë proceset e ngarkimit, shkarkimit,dhe sistemim të produkteve.
• Hartimin dhe dorëzimin e raporteve ditore tek magazinieri ose departamenti i shërbimit ndaj klientit.
• Përgjegjës për raportimin e menjëhershëm tek departamenti i shërbimit të klientit për çdo problematikë të shfaqur gjatë proceseve të punës.
• Kryerja e detyrave të tjera të përshtatshme në bazë të nevojave dhe kërkesave të kompanisë.
Kërkesat për këtë pozicion:
Edukimi: Të ketë perfunduar Arsimin e Mesëm ose të Lartë.
Eksperienca: Përbën avantazh në përzgjedhje, kandidatët që kanë eksperiencë të mëparshme pune në proceset e Magazinimit dhe Transportimit.
Aftësitë dhe kompetencat:
• Njohuri të paketës Microsoft Office;
• Aftësi shumë të mira komunikuese, të zotërojë etikë pune dhe integritet;
• Njohja e programeve financiare do të përbënte avantazh;
• Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe menaxhuese;
• Të jetë i aftë të punojë në ekip;
• Të ketë aftësi të mira organizative të kohës dhe prioriteteve;
• Aftësi shumë të mira për të ruajtur informacionin konfidencial;
Kushtet e punës: Kompania ofron një paketë benefitesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë të bazuar në merita.
Procedurë Aplikimi:
Në rast se posedoni cilësitë e listuara më sipër, ju lutem të dërgoni CV-në tuaj duke specifikuar pozicionin në fjalë në adresën tonë elektronike: rekrutim@profesionisti.al ose mund të kontaktoni në numrin e kontaktit: +355 68 208 1357
"Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
Vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë, do të kontaktohen nga Agjencia.
Apply WhatsApp