• Tirane, ofrohet vend pune Punetor Magazine dhe sistemues

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Punetor/e | Ndihmesa
Gjuha
Eksperienca
me dhe pa eksperience
NJOFTIM PUNE

Profili i Grupit BALFIN: Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, eshte nje nga grupet investuese me te rendesishme dhe me te suksesshme ne rajonin e Ballkanit Perendimor.
Gjeografikisht, Grupi BALFIN eshte i pranishem ne Austri, Shqiperi, Kosove, Bosnje dhe Hercegovine, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holande, me afersisht 6’000 punonjes ne total.
Aktivitetet e Grupit BALFIN perfshijne zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive te patundshme, shitjet me pakice, industrine minerare, sistemin bankar, turizmin, energjine, logjistiken,etj.
Grupi BALFIN po rritet ne menyre te qendrueshme dhe kontribuon ne permiresimin e jeteses se komuniteteve permes zhvillimit ekonomik, prezantimit te ideve te reja, punesimit dhe investimeve sociale.
Kid Zone shpk eshte pjese e BALFIN Group i specializuar ne shitje me pakice ku tregton ne ambientet e tij artikuj te ndryshem per femije si lodra, dhurata, libra, kancelari, veshje dhe aksesore te shumellojshem per shtepine tuaj.


Pozicioni: Punetor Magazine
Departmenti: Operacional
Vendodhja: Jumbo QTU

Permbledhja e Pozicionit: Nje Punetor magazine eshte pergjegjes per stokun fizik te dyqanit ne magazine, mirembajtjen, operimin e magazines si funksion operacional.
Pranimin e furnizimeve, pranimin dhe dergimin e transfertave, sistemimin dhe mirembajtjen e kategorive dhe qarkullimin e mallit ne magazine dhe ne dyqan.



Detyrat:


-Mban paster dhe te rregullt magazinen duke u perkujdesur ne menyre ditore;
-Sistemon ne menyre te vazhdueshme kategorine per te cilen eshte pergjegjes apo qe i delegohet nga supervizori i magazines;
-Pergatit porosine e artikujve per departamentet sipas kerkeses;
-Kujdeset qe gjate levizjes se mallit ne ambjentet e magazines produktet te mos demtohen dhe te jene gati per shitje ne gjendje perfekte;
-Ben pranimin e furnizimit sipas udhezimeve te supervizorit te magazines;
-Ben shkarkimin e kamionit me mjetet e kompanise.


Kualifikimet

-Arsim i mesem ose i larte
-Te pakten nje vit pervoje pune si sistemues apo magazine

Menyra e aplikimit:

Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem te dergoni CV-ne ne adresen elektronike hr@jumbo.al
Jumbo QTU Nr.Kontakti: +355686060052

*Te gjitha aplikimet do te trajtohen me konfidencialitet te plote sipas ligjit Nr.9887 vendosur nga Kuvendi i Shqiperise per “Mbrojtjen e te Dhenave Personale”.


 


Apply WhatsApp
Back
Top