• Tirane, ofrohet vend pune Punëtor në Repartin e Qeramikës

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Selite | Kodra e Diellit
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Punetor/e | Ndihmesa
AGI KONS sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ''Marea Resort'' (Kavajë), ''Tarraca e Ullijve'' (Dhërmi), ''Plazhi i Gurtë'' (Qeparo), ''Bougainville Bay'' (Sarandë) si edhe ''Meshtekna'' Brezovice.

Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në Agi Kons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës.

Nëse dëshiron një pozicion pune të sigurtë, dhe me mundësinë për t’u rritur në karrierë dhe për t’u mirëpaguar pas çdo rritje, atëherë Agi Kons shpk është zgjedhja jote më e mirë.

Kompania në kuadër të zgjerimit të aktivitetit të saj kërkon të punësojë: Punëtor në Repartin e Qeramikës


Detyrat​

  • Transporti i lëndës së parë (dherave) dhe përzierja e tyre
  • Përgatitje e lëndës së parë Qeramikës
  • Filtrimi dhe presimi i materialit me anë të makinerive
  • Asistencë specialistëve në faza të ndryshme të punëve

Kualifikimet​

  • Mosha e kërkuar mbi 18 vjeç
  • Të jetë person i përgjegjshëm dhe korrekt
  • Të respektoj kolegët dhe të zbatojë të gjitha detyrat e ngarkuara me rigorozitet dhe brenda afatit të caktuar



Shënime​

  • Trainim i posaçëm me pagesë nga specialistët për pozicionin e punës.
  • Ambient miqësor pune dhe pagë e kënaqshme.
  • Mundesi rritje profesionale.
  • Mundesi promovimi brenda grupit.
Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre në adresen e email-it: hr@agikons.com ose në numrin e kontaktit: 068 40 52 085

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".

Departamenti i Burimeve Njerëzore
Agikons. Sh. P. K

E-mail: hr@agikons.com
www.agikons.com
 


Apply WhatsApp
Back
Top