• Tirane, ofrohet vend pune Punëtor Magazine në objekt ndërtimi

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Selite | Kodra e Diellit
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Punetor/e | Ndihmesa
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Agikons sh.p.k është kompani ndërtimi 30 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në Agikons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës.

Nëse dëshiron një pozicion pune të sigurtë, dhe me mundësinë për t’u rritur në karrierë dhe për t’u mirëpaguar pas çdo rritje, atëherë Agikons shpk është zgjedhja jote më e mirë.

Pozicioni i Punës: Punëtor Magazinë
Vendndodhja: Kodra e Diellit 2, Selitë

Përmbledhja e Pozicionit:
Punëtori i magazinës është përgjegjës për pranimin, sistemimin, ruajtjen dhe shpërndarjen e mallit në magazinë në mënyrë të saktë dhe të sigurt.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
  • Është përgjegjës për pranimin e materialit që futet në magazinë, sistemimin dhe vendosjen në vendin e përcaktuar.
  • Kontrollin e magazinës, raportimin e mungesave apo dëmtimeve të materialit.
  • Mbajtjen e pastërtisë dhe rregullit në magazinë.
  • Bashkëpunimin me sektorët e tjerë për furnizime dhe dërgesa.

Kualifikimet:
  • Të ketë përfunduar arsimin e mesëm.
  • Eksperiencë e mëparshme pune në magazinim.
  • Aftësi fizike dhe organizative per ngarkim, shkarkim dhe sistemim të materialit.
  • Kujdes ndaj detajeve dhe ndjekje të rregullave të sigurisë.
  • Aftësi për punë në grup dhe komunikim të mirë me kolegët.

Kandidatët të cilët plotësojnë kriteret e mësipërme të kontaktojnë në; +355 68 405 2085 ose të paraqiten pranë zyrave tona në Kodra e Diellit 2, Selitë.

Agikons Sh. P. K
Departamenti i Burimeve Njerëzore
Kontakt: 068 40 52 085
Email: hr@agikons.com
 


Apply WhatsApp
Back
Top