• Tirane, ofrohet vend pune Protezist Dentar

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Dentist | Stomatologji | Asistente Dentare
Eksperienca
vetem me eksperience
E2 Partners Group Albania, në emër të klientit të saj është duke rekrutuar kandidatë në pozicionin Protezist Dentar.

Protezisti Dentar është përgjegjës për projektimin, përgatitjen, prodhimin, riparimin dhe përshtatjen e protezave dentare dhe restaurimeve protetike, duke garantuar cilësi të lartë, funksionalitet dhe estetikë sipas kërkesave të mjekut stomatolog dhe standardeve profesionale.

Përgjegjësitë Kryesore:

  • Përgatitja dhe realizimi i protezave fikse dhe të lëvizshme.
  • Prodhimi i kurorave, urave, fasetave dhe restaurimeve të tjera protetike.
  • Riparimi, modifikimi dhe mirëmbajtja e protezave ekzistuese.
  • Punimi i modeleve dentare dhe përgatitja e tyre për proceset laboratorike.
  • Përdorimi i pajisjeve dhe teknologjive laboratorike tradicionale dhe/ose CAD/CAM, sipas nevojës.
  • Bashkëpunimi i vazhdueshëm me mjekët stomatologë për të siguruar rezultate funksionale dhe estetike.
  • Kontrolli i cilësisë së punimeve përpara dorëzimit.
  • Respektimi i protokolleve të higjienës, sigurisë dhe standardeve profesionale.
  • Menaxhimi dhe mirëmbajtja e materialeve dhe pajisjeve laboratorike.

Kualifikimet:

  • Diplomë ose kualifikim profesional në fushën e Protetikës Dentare.
  • Eksperiencë e mëparshme në laborator dentar ose klinikë dentare (e preferueshme).
  • Njohuri mbi materialet dhe teknikat moderne të protetikës dentare.
  • Aftësi për të punuar me saktësi, përpikëri dhe vëmendje ndaj detajeve.
  • Aftësi të mira organizative dhe bashkëpunimi në ekip.
  • Përgjegjshmëri dhe respektim i afateve të punës.
Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj në adresën e-mail: jobs@e2partners.al ose të na kontaktoni në numrin e telefonit +355 69 705 0551.
Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi (opsionale) për pozicionin përkatës
Ju do të kontaktoheni nga ekipi E2 Partners nëse jeni përzgjedhur për të vijuar me proçesin e intervistave.

Në bazë të ligjit Për mbrojtjen e të Dhënave Nr. 9887, datë 10.03.2008, dhe rekomandimeve nga Institucioni i Komisionerit Për Mbrojtjen e të Dhënave,
ju bëjmë me dije se tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 


Apply WhatsApp
Back
Top