Tirane, ofrohet vend pune PROJEKT MENAXHER në NDËRTIM.
- Tirane

Kompania “SALILLARI Sh.p.k”, Lider në sektorin e ndërtimit me më shumë se 25 vjet përvojë, përshtatet me karakteristikat e secilit projekt për të krijuar zgjidhje inxhinierike dhe inovative.
“SALILLARI Sh.p.k” aktivitetin e ndërtimit e ka në: Infrastrukturë, Ndërtime Civile, Ujsjellës, Shpim të naftës, Prodhimi i Materialeve Ndërtimore, Punime të tjera inxhinierike, Punime në port detar, Aeroport, Punime Industriale dhe Ndërtimore, Projektimi i Punimeve Civile dhe Industriale, etj..
Shërbimet tona shtrihen nga planifikimi dhe investimi fillestar, deri në fillimin dhe funksionimin.
“SALILLARI Sh.p.k” shpall pozicion të lirë pune PROJEKT MENAXHER në NDËRTIM.
PËRMBLEDHJE E POZICIONIT:
Projekt Menaxheri është përgjegjës për planifikimin, organizimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha fazave të projekteve të ndërtimit, duke siguruar që ato të realizohen në kohë, brënda buxhetit dhe sipas standardeve të cilësisë dhe sigurisë.
DETYRAT KRYESORE:
- Hartimi dhe zbatimi i planeve të projektit (afatet kohore, buxhete, burime).
- Koordinimi i ekipeve të ndërtimit, nënkontraktorëve dhe furnitorëve.
- Mbikëqyrja e zbatimit të punimeve sipas projekteve teknike dhe specifikimeve.
- Sigurimi që projekti i përmbahet standardeve ligjore, teknike dhe të sigurisë.
- Mbajtja e komunikimit të vazhdueshëm me klientët, supervizorët, arkitektët dhe inxhinierët.
- Raportimi periodik mbi ecurinë e projektit tek menaxhmenti.
- Menaxhimi i rreziqeve dhe zgjidhja e problemeve të papritura në kantier.
- Përgatitja dhe verifikimi i dokumentacionit teknik dhe financiar të projektit.
- Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi, Menaxhim Projekti apo fusha të ngjashme.
- Eksperiencë e mëparshme (minimumi 10 vjet) në menaxhimin e projekteve të ndërtimit.
- Aftësi të shkëlqyera organizative dhe menaxheriale.
- Njohuri të mira të programeve computerike si AutoCAD, MS Project, Excel dhe programe të tjera menaxhimi.
- Aftësi të mira komunikimi dhe vendimmarrjeje.
- Njohuri mbi standardet e ndërtimit dhe rregulloret ligjore.
- Aftësi për të punuar nën presion dhe për të menaxhuar disa detyra paralelisht.
- Të zotërojë gjuhën angleze në nivel shumë të mirë.
- Të ketë Leje Drejtimi klasi B.
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë C.V. e tyre, në adresën e-mail: hr@salillari.al, ose të kontaktojnë për çdo informacion në numrin e telefonit: +355682055689.
* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
* Kompania “SALILLARI shpk” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.
Apply WhatsApp