• Tirane, ofrohet vend pune Production & Procurement Coordinator

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 TEG | Lunder | Farke | Mjull-Bathore
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Asistence | Sekretari | Backoffice

Le Spot Group kërkon të punësojë:​

Production & Procurement Coordinator​

Le Spot Group është në kërkim të një Production & Procurement Coordinator, i cili do të jetë përgjegjës për koordinimin dhe menaxhimin e proceseve të prodhimit dhe furnizimit për projektet/eventet e kompanisë, duke siguruar realizimin korrekt, në kohë dhe brenda buxhetit të miratuar.

Detyrat dhe përgjegjësitë:​

  • Përgatit zerat e projekteve/eventeve në Excel.
  • Kontakton furnitorë dhe partnerë për oferta, prodhim dhe shërbime të ndryshme.
  • Negocion çmime, afate dhe marrëveshje bashkëpunimi me furnitorët.
  • Ndjek të gjithë procesin e porosive, nga kërkesa fillestare deri në realizimin dhe dorëzimin final tek klienti.
  • Monitoron procesin e prodhimit dhe siguron realizimin sipas standardeve dhe afateve të përcaktuara.
  • Menaxhon faturimin, mbledh faturat dhe rakordon kostot e projektit me ofertat e miratuara.
  • Kryen kërkime tregu për identifikimin e furnitorëve të rinj për merchandise, printime, materiale promocionale, prodhime dhe struktura eventesh.
  • Përditëson dhe mirëmban databazën e furnitorëve dhe shërbimeve.
  • Bashkëpunon ngushtë me ekipet e eventeve, dizajnit, prodhimit dhe financës.

Kualifikimet dhe aftësitë:​

  • Aftësi shumë të mira organizative dhe koordinimi.
  • Njohuri të mira financiare.
  • Aftësi negociimi dhe komunikimi me furnitorë dhe partnerë.
  • Kujdes ndaj detajeve dhe aftësi për të menaxhuar disa procese njëkohësisht.
  • Eksperienca në evente, prodhim ose prokurim përbën avantazh.
📩 Të interesuarit lutemi të dërgojnë CV-në e tyre në:
hr@lespot.al
 


Apply
Back
Top