• Tirane, ofrohet vend pune Pjatalarese

Tirane
ATDG (Art and Tourism Development Group) , kompania pionere në nismat e turizmit të qëndrueshëm dhe zhvillimit në Shqipëri dhe Kosovë. ATDG ka krijuar dhe administron destinacione të jashtëzakonshme hotelerie dhe resortesh elitare, si: Arka Art Hotel (Tiranë), Bougainville Bay Resort & SPA (Sarandë), Marea Resort (Qerret) dhe Mështekna (Brezovicë).

Bashkohuni me ne në formësimin e së ardhmes së turizmit të përgjegjshëm dhe për të përcjellë një ndikim pozitiv kudo.
Nëse dëshiron një pozicion pune të sigurt, dhe me mundësinë për t’u rritur në karrierë dhe për t’u mirëpaguar pas çdo rritje, atëherë Arka Art Hotel është zgjedhja jote më e mirë.

Detyrat​

  • Lajnë enët në lavastovilje pasi të kenë hequr mbeturinat nëpër pjata;
  • Pastrojnë ambjentet e kuzhinës;

Kualifikimet​

  • Të kenë eksperienca të mëparshme në këtë fushë;
  • Të jenë të afta të kryejnë detyrat në kohë dhe sipas standarteve të përcaktuara;
  • Të kenë aftësi shumë të mira komunikuese;
  • Aftësi për të mbajtur marrëdhenie të mira me punonjësit e tjerë;
  • Të jenë të gatshme për punë në turne /orare të zgjatura;
  • Të jenë korrekte.

  • Pagesë konkuruese.
  • Ofrohen kushte shumë të mira pune.
  • Kontratë e rregullt pune afatgjatë.
  • Kompania ofron trajnim nga specialist të kualifikuar për të mësuar profesionin.
  • Mundësi promovimi brenda grupit.
  • Vlerësime page periodike në bazë të performancës në punë
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të kontaktojnë: +355 68 648 0086


Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selitë, Tiranë
 


Apply WhatsApp
Back
Top