• Tirane, ofrohet vend pune Pergjegjese Likujditeti

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
6 Pallati me Shigjeta | Delijorgji
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Finance-Banke | Sigurime
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Kompania Globe nisi aktivitetin në fushën e tregtimit të pajisjeve elektroshtëpiake dhe elektronike në vitin 2002, me showroom-in e parë “Electrolux’’ në Tiranë. Hap pas hapi, ajo u konsolidua duke arritur të jetë një nga kompanitë lider në vend.

Në Globe ne jemi të përkushtuar për rritjen e biznesit tonë, duke zhvilluar burimet tona njerëzore, për ti dhënë të gjithëve mundësinë të jenë pjesë e përbashkët e suksesit tonë. Ne ofrojmë mundësi që të shkëlqeni në një ekip të pasur me talente, ide, pikëpamje dhe eksperienca.

Pozicioni Vakant: Përgjegjëse Likujditeti


Përgjegjësitë

  • Rakordim dhe kontroll I llogarive të likujditetit.
  • Ndjekja e problematikave të likujditetit deri në zgjidhje.
  • Pagesa furnitorë të brendshëm dhe të huaj nëpërmjet e-banking.
  • Informacion mbi prerjet e kartëmonedhave në R.SH.
  • Komunikim të shkëlqyer në marrëdhënje me kolegët dhe palët e treta.
  • Menaxhon dhe mbikqyr punën e përditshme të punonjësve të të njejtit sektor.
  • Marrëdhënje e drejtëpërdrejtë me bankat ku shoqëria operon.
  • Raportime të sakta dhe në kohë te eprorët.

Kriteret
• Të ketë përfunduar studimet në fakultetin Ekonomik (preferohet diplomë universitare në profilin Financë dhe Kontabilitet);
• Të ketë 3-4 vite eksperiencë pune në sektorin bankar ;
• Të ketë njohuri shumë të mira të programeve të paketës Microsoft Office si dhe të programit FINANCA 5,
• Të ketë aftësi të mira ndërpersonale dhe komunikimi;
• Të karakterizohet nga ndershmëria, integriteti, konfidencialiteti dhe korrektësia.
•Të jetë e Aftë të punojë në grup.​


Te gjithë të interesuarit të dërgojnë Cv e tyre pranë adreses :

Email : hr@globe.al

Ose dorëzoni Cv në adresen : Rr”Kavajes” ,Nd.124,H. 10,Kati 2;

Mirëpresim çdo kandidat që plotëson kriteret e mësipërme.

Globe nxit zhvillimin e Karrierave dhe promovon Talentet !
 


Apply WhatsApp
Back
Top