Tirane, ofrohet vend pune Perfaqesues/e Shitjesh
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 11 QTU | Kashar | Casa Italia
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Inxh. Elektrike | Elektronike
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience

“ITE Grup” paraqitet në tregun shqiptar si një nga firmat kryesore për materiale elektrike, pajisje elektronike dhe telekomunikacionit.
“ITE Grup” në rolin e distributorit në Shqipëri, është përfaqësuese e firmave nga më prestigjiozet në botë.
Partnerët tanë të rëndësishëm janë: “Schneider Electric”, “Philips”,“General Electric”, “Vimar”, "Bosch" etj.
“ITE Grup” eshte duke kerkuar nje Përfaqësues shitjesh për tu bërë pjesë e stafit te saj.
Përmbledhja e Pozicionit :
Puna e përfaqësuesesit të shitjes, konsiston në ofrimin e shkëlqyer të shërbimit ndaj klientëve, shitjen e produkteve dhe shërbimeve,
ndjekja e proçeseve të punës siç është e përcaktuar në udhëzimet e shitjeve dhe politikat të kompanisë,
kryerjen e aktiviteteve të shitjes me qëllim përmbushjen e nevojave të klientit dhe arritjen e objektivave të paracaktura të shitjes.
Përgjegjësite :
- Informon klientët mbi produktet dhe shërbimet që ofron kompania
- Ofron sherbim te shkëlqyer tek klientët
- Ndjek proceset e punës sic përcaktohet në udhëzimet e shitjeve dhe politikat tregtare
- Bashkëpunon me sektorë të tjerë brenda kompanisë për të mundësuar kryerjen e sukseshme të procesit të shitjes sic përcaktohet në rregulloret dhe politikat e shitjeve
- Kryen aktiviteteve të shitjes me qëllim përmbushjen e nevojave të klientëve arritjen e objektivave të paracaktuara të shitjes
- Ndjek kërkesat e pazgjidhura të klientëve duke i adresuar ato tek sektorët përkatës në kompani;
- Njohjen, dokumentimin dhe lajmërimin e supervizorëve rreth ndodhive dhe cështjeve problematike të ngritura nga klientët ose nga vetë punëmarrësi.
- Të zotërojë diplomë universitare, preferohet Inxhinieri Elektrike.
- Ekperiencë pune mbi 2-vjet në fushën e shitjeve, (eksperienca në fushën e materilave elektrike përbën avantazh)
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe shitjeje;
- Paraqitje profesionale dhe të jetë i/e orientuar drejt shërbimit të klientit
- Të jetë person energjik dhe i/e motivuar;
- Përdorimi i paketës Microsoft Office përbën avantazh.
- Të jetë përson i motivuar dhe ambicioz;
- Të ketë sensin e tregtisë dhe të jetë i orientuar drejt shitjes.
- Të jetë i aftë që të punojë nën presion.
- Të jetë i përgjegjshëm dhe i pavarur ndaj marrjes së vendimeve
Apply