• Tirane, ofrohet vend pune Payroll Specialist

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Finance-Specialist | Banke / Sigurime
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Përshkrimi i punës:
Llogarit, mban dhe ndjek pagën, bonusin, shpërblimin, punën jashtë orarit, regjistrat e përfitimeve shtesë, përgatit dhe dorëzon raportet e kërkuara nga Departamenti i Burimeve Njerëzore. Përgjegjësitë përfshijnë mbledhjen dhe rishikimin e informacionit të punonjësve dhe orëve të punës, llogaritjen e pagave, përgatitjen dhe përpunimin e pagesave të punonjësve dhe mbajtjen e shënimeve të sakta të pagave.

Detyrat kryesore:


  • Mbledhja e të dhënave të fletës së kohës dhe informacionit të pagave.
  • Hedhja e të dhënave mbi pagat dhe ato administrative në programin software.
  • Llogaritja e pagave, përfitimeve, zbritjeve tatimore, komisioneve, etj.
  • Mbajtja e regjistrave të saktë të dokumentacionit dhe transaksioneve të pagave.
  • Rakordimi i gjendjes së llogarisë dhe pagave.
  • Përgatitja e raporteve financiare për qëllime të kontabilitetit dhe auditimit.
  • Përgatitja e raporteve periodike të pagave për shqyrtim nga menaxhmenti.
  • Arkivon regjistrat e fletëve të pjesëmarrjes për stafin dhe dokumentacionin e nevojshëm të dosjes së punonjësve, i mban ato të përditësuara.
  • Llogarit, mban dhe dorëzon raportet për leje lindje ose të paaftësisë në punë.
  • Vepron si personi kontaktues për Sistemin e Sigurimeve Shoqërore për proceset përkatëse. Siguron që punonjësit e rinj të regjistrohen dhe punonjësit e dorëhequr ose të ndërprerë të hiqen nga Sistemi i Sigurimeve Shoqërore.
  • Llogarit shlyerjet përfundimtare për punonjësit në momentin e përfundimit të marrëdhënies së punës.


PROFILI

Edukimi: Diplomë universitare në Finance/ Administrim Biznesi.
Përvoja: Minimumi 2 vjet përvojë në administrimin e pagave.

Te gjithe kandidatet e interesuar, te dergojne CV e tyre ne hr@adc.al
 


Apply
Back
Top