Tirane, ofrohet vend pune Part Time Mjek Psikiatër
- Tirane
- Tipi
-
- part time
- Fusha | Profili i punes
-
- Mjekesi
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- me dhe pa eksperience
"Klinika EGO" (www.ego.al), klinikë e specializuar në ofrimin e konsulencës psikiatrike dhe psikologjike, është në kërkim të një Mjeku Psikiatër me kohë te pjesshme.
Pozicioni:
- Mjek Psikiatër
Detyrat e punës:
- Të vë në praktikë njohuritë mjekësore, aftësitë klinike dhe qëndrimet profesionale për të ofruar kujdesin për pacientin;
- Të lehtësoj dhe menaxhoj marrëdhënien mjek – pacient dhe dinamikat e kësaj marrëdhënieje përpara, gjatë dhe pas trajtimit;
- Te ofroj kujdes për pacientët me sëmundje mendore, çrregullime emocionale dhe të sjelljes nga këndvështrimi mjekësor;
- Të vlerësoj dhe menaxhoj kompleksitetin, rëndesën e situatës në të cilën ndodhet pacienti si dhe nivelin e rrezikut për veten dhe të tjerët;
- Të kryej aktivitet mësimdhënës, trajnues dhe psikoedukues. Duhet jo vetëm të përfshihet në zhvillimin e tij profesional gjatë gjithë jetës, por t’i kushtojë një kohë të caktuar mësimdhënies ose trajnimit të profesionistëve të rinj, anëtarëve të tjetër të ekipit, punonjësve të shërbimit parësor, të edukojë pacientët dhe familjarët e tyre mbi sëmundjet mendore dhe pa dyshim të mësojë prej tyre;
- Të ofroj psikoterapi individuale ose në grup bazuar në një formim apo trajnim të caktuar në psikoterapi.
- Të luftoj stigmën dhe diskriminin ndaj njerëzve me probleme të shëndetit mendor dhe familjarëve të tyre përmes vlerave më të larta etike;
- Të kryej drejtimin klinik të një ekipi multidisiplinar duke demonstruar energji pozitive në rrethana të vështira dhe duke patur si orientim kryesor cilësinë e shërbimit të ofruar;
- Të përfshihet në punë kërkimore dhe krijuese në funksion të përmirësimit të kujdesit të ofruar për pacientin;
- Të ketë aftësi vendimarrëse klinike në kontekstin e një pune multidisiplinare;
- Të ketë aftësi për të menaxhuar dinamikat e ekipit;
- Të nxisë dhe ofrojë zhvillim profesional për kolegët;
- Të kërkojë përmirësimin e cilësisë së shërbimit.
Kandidatët duhet të plotësojne kriteret e mëposhtme:
- Të ketë përfunduar studimet për Mjekësi të Përgjithshme;
- Të ketë përfunduar ose te jetë në përfundim të Specilizimit për Psikiatri;
- Aftësi shumë të mira komunikimi
- Njohuri shumë të mira te gjuhës angleze
Të interesuarit ju lutem të dërgojnë CV-n në adresën: info@ego.al
Privatësia e të Dhënave
Klinika EGO (Elda Kadra PF) dëshiron të informojë kandidatët e interesuar për punësim se çdo informacion i paraqitur gjatë aplikimit do të trajtohet me standardet më të larta të sigurisë për mbrojtjen dhe përpunimin e të dhënave, në përputhje të plotë me dispozitat e ligjit “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Duke paraqitur aplikimin e tij, kandidati deklaron dhe jep pëlqimin për përpunimin dhe ruajtjen e të dhënave të tij personale nga Klinika EGO për qëllimin për të cilin këto të dhëna janë dhënë në mënyrë vullnetare.
Kandidati ka të drejtë të kërkojë në çdo kohë shtimin, fshirjen, bllokimin ose korrigjimin e të dhënave të tij sipas të drejtave dhe detyrimeve të përcaktuara në aktet ligjore përkatëse.
Duke dërguar CV-në, Klinika EGO konsideron se kandidati është informuar dhe ka dhënë pëlqimin për sa më sipër. Gjithashtu, kandidati konfirmon plotësinë dhe saktësinë e informacionit të paraqitur dhe deklaron se të gjitha të dhënat në CV janë të vërteta.

Apply