• Tirane, ofrohet vend pune part time mbasdite Operator/e Online

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
6 Yzberisht | Misto Mame
Tipi
Fusha | Profili i punes
  1. Operatore makinerie / fabrike
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
Amar Light ofron vend pune Operator/e Online

Qëllimi i Pozicionit:
Siguron një shërbim të shkëlqyer ndaj Klientëve online, në përputhje me të gjitha rregullat dhe politikat e Amar Light, me qëllim rritjen e kënaqësisë së klientit dhe arritjen e objektivave të kompanisë.

Detyrat


  • Mirëpret dhe ndjek çdo kërkesë dhe komunikim nëpërmjet internetit, livechat ose telefonit.
  • Dëgjon me vëmendje maksimale kërkesen e klientit dhe sigurohet që e ka kuptuar nevojën e tij, jep zgjidhje ose rekomandon alternativa të përshtatshme.
  • Ofron informacion duke i ardhur në ndihmë Klientit për udhëzimet e publikuara në faqen e dyqanit online apo njoftimet e bëra në rrjetet sociale, shërbimet në dispozicion, gamën e produkteve dhe ofertat promocionale.
  • U përgjigjet me dedikim pyetjeve dhe kërkesave dhe vlerëson nevojat e klientëve.
  • Monitoron në mënyrë të vazhdueshme sistemin e blerjeve online dhe raporton për çdo problem që konstatohet tek Menaxheri apo departamenti përgjegjës.
  • Mban informacion të detajuar për çdo telefonatë dhe llojin e asistencës që klientet kërkojnë në telefon.
  • Bashkëpunon ngushtë me departamentet e tjera, në mënyrë për të kënaqur nevojat e klienteve.
  • Trajton kërkesat e klienteve në mënyrë profesionale dhe efikase.
  • Siguron informacion mbi kërkesat apo ankesat e ndryshme nga klientët

Aftësitë:

  • Të ketë njohuri shumë të mira kompjuterike dhe të rrjeteve sociale.
  • Të ketë aftësi shumë të mira të komunikimit me shkrim në shqip dhe anglisht.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese.
  • Të jetë i/e gatshëm/me dhe i/e aftë të punojë në grup.

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek info@amarlight.al




Cel. : info@amarlight.al
 


Apply
Back
Top