• Tirane, ofrohet vend pune part time Asistente Finance

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
9 Stacioni Trenit | Zogu i Zi
Tipi
  1. part time
Fusha | Profili i punes
  1. Finance-Banke | Sigurime
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Pozicioni: Asistente Finance (Junior)
Orari:
Part–time (09:00 – 13:30)
Ditët e punës: Hënë – Premte
Raportim: Menaxhere e Financës
Datë fillimi: 06/04/2026
Afati i fundit i aplikimeve: 20/03/2026

ATIS kërkon të punësojë një Asistente Finance (Junior) që do të mbështesë Menaxheren e Financës në menaxhimin dhe organizimin e proceseve financiare ditore. Ky rol ofron një mundësi shumë të mirë për zhvillim profesional në një mjedis inovues, mbështetës e bashkëpunues.

Përgjegjësitë kryesore të rolit
  • Rakordon dhe regjistron në baza ditore pagesat dhe lëvizjet financiare.
  • Kryen faturimin periodik ndaj klientëve dhe ndjek ecurinë e pagesave përkatëse.
  • Mbështet procesin e rakordimit të furnitorëve dhe ndjek pagesat sipas afateve të maturimit.
  • Asiston në përgatitjen e listëpagesës së punonjësve.
  • Regjistron veprimet financiare në sistemin Financa 5.
  • Bashkëpunon me nënkontraktorët dhe departamentet e tjera për mbarëvajtjen e proceseve operative.
  • Përgatit raporte periodike financiare (ditore/mujore) sipas kërkesave të menaxhimit.
  • Administron dhe arkivon dokumentacionin financiar në përputhje me legjislacionin dhe politikat e kompanisë.
  • Mbështet Menaxheren e Financës në detyra të tjera sipas nevojës.
Profili i kërkuar i kandidatit
  • 6 muaj – 1 vit eksperiencë praktike në financë/kontabilitet.
  • Diplomë në Financë, Kontabilitet, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme.
  • Njohuri bazike të sistemit financiar Financa 5.
  • Njohuri të mira të paketës MS Office, veçanërisht Excel.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze; njohja e gjuhës italiane përbën avantazh.
___
Çfarë presim nga kolegët që na bashkohen
  • Integritet profesional dhe etikë pune.
  • Ndjenjë përgjegjësie dhe korrektësie në trajtimin e detyrave që merren përsipër.
  • Bashkëpunim e komunikim me respekt dhe profesionalizëm.
  • Vullnet për të mësuar, për t’u zhvilluar dhe për të kontribuar në ekip.

Përfitimet:
Përfitime të disponueshme që në fillim:

  • Paketë shpërblimi që vlerëson kontributin tuaj
  • Fleksibilitet në organizimin e punës
  • Buxhet për abonim në palestër
  • Kohë pushimi në ditëlindjen tuaj
  • Aktivitete “team building” (retreat, happy hour, aktivitete jashtë zyre, buxhete për evente që zgjidhni vetë)
  • Program shpërblimi për referime
  • Mundësi për ditë pune në distancë
Përfitime që aktivizohen gjatë marrëdhënies së punësimit, në përputhje me politikat e kompanisë dhe kohëzgjatjen e punësimit:
  • Sigurim shëndetësor privat
  • Trajnime të paguara
___
Rreth ATIS:

ATIS është një Software House e specializuar në projektimin, zhvillimin dhe integrimin e zgjidhjeve softuerike të personalizuara.
Që nga viti 2013, kemi qenë një partner vizionar dhe i besueshëm në inxhinierinë e softuerit për marka të njohura ndërkombëtare në Evropë dhe SHBA. Ekipi ynë ndërkombëtar me mbi 100 profesionistë mbështet më shumë se 150 klientë, dhe 90% e tyre zgjedhin të bashkëpunojnë me ne në afatgjatë.
Mësoni më shumë rreth #ATISLife në Instagram, LinkedIn dhe Facebook.

Privatësia e të Dhënave
ATIS dëshiron të informojë kandidatët e interesuar për punësim se çdo informacion i paraqitur gjatë aplikimit do të trajtohet me standardet më të larta të sigurisë për mbrojtjen dhe përpunimin e të dhënave, në përputhje të plotë me dispozitat e ligjit “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Duke paraqitur aplikimin e tij, kandidati deklaron dhe jep pëlqimin për përpunimin dhe ruajtjen e të dhënave të tij personale nga ATIS për qëllimin për të cilin këto të dhëna janë dhënë në mënyrë vullnetare.
Kandidati ka të drejtë të kërkojë në çdo kohë shtimin, fshirjen, bllokimin ose korrigjimin e të dhënave të tij sipas të drejtave dhe detyrimeve të përcaktuara në aktet ligjore përkatëse.
Duke dërguar CV-në, ATIS konsideron se kandidati është informuar dhe ka dhënë pëlqimin për sa më sipër. Gjithashtu, kandidati konfirmon plotësinë dhe saktësinë e informacionit të paraqitur dhe deklaron se të gjitha të dhënat në CV janë të vërteta.
 
Back
Top