• Tirane, ofrohet vend pune part time Amvise në Komunitet Rinor

Tirane
Tipi
Fusha | Profili i punes
  1. Punetor/e | Ndihmesa
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë sociale, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë me bazë familjare për fëmijët, të cilët kanë humbur prindërit, apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë me prindërit e tyre.
SOS Fshatrat e Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët dhe familjet në nevojë përmes projekteve, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të këtyre familjeve.
Puna në SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri bazohet në katër principe: Nëna, Vëllezër dhe Motra, Shtëpia, Fshati.

Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri shpall konkurimin për pozicionin vakant:
Amvise në Komunitet Rinor
Koha e punes – 6 ore ne dite
Detyrat kryesore:

  • Pergatit ne menyre cilesore vaktin e drekes per te rinjte e Komunitetit Rinor;
  • Pergjigjet per mbajtjen e rregullt dhe te paster te ambjentit te gatimit dhe te ngrenies;
  • Ndihmon ne percaktimin e menuse javore, llogaritjet e shpenzimeve, blerjeve dhe ruajtjen e ushqimit;
  • Mbeshtet Punonjesit e Kujdesit per te Rinjte ne edukimin e te rinjve mbi menyren e shperndarjes se ushqimeve te gatuara;
  • Meson te rinjte mbi menyren e gatimit te produkteve te ndryshme ushqimore;
  • Merr pjese aktive ne mbledhjet e stafit te Komunitetit Rinor
  • Ploteson pasqyren e konsumit ditor te ushqimit per artikujt ushqimore te konsumuar gjate dites;
  • Miremban pajisjet ne inventarin e saj;
Profili për pozicionin Amvise:

  • Te kete mbaruar Shkollen e mesme..
  • Te kete eksperience ne fushen e gatimit.
  • Te kete njohuri ne pregatitjen e menuve ditore dhe javore.
Preferohen:

  • Trajnim ose kurse profesionale ne kete fushe
  • Aftesi shume te mira komunikuese
  • Reagim konstruktiv ndaj gabimeve
Paraqitja e dokumentave:
Personat e interesuar janë të ftuar të paraqesin nje C.V. brenda datës 13.09.2022, në adresën hr@soskd.org.al

Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
 


Apply
Back
Top