• Tirane, ofrohet vend pune Përgjegjës për Mirëmbajtjen e Impianteve Ndihmëse

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Elektrike | Elektronike
  2. Inxh. Mekanike | Mekatronik
Eksperienca
vetem me eksperience
DIMENSION HR është një kompani e specializuar në fushën e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, ofron një gamë të gjerë shërbimesh si kërkimi i ekzekutivëve, rekrutimi, programet e trajnimit, shërbimet EOR, këshillimi për karrierën etj. Përmes angazhimit tonë të vazhdueshëm në çështjet e HR, synojmë të udhëheqim përmirësimin e standardeve profesionale në tregun e punës.
Në emër të një kompanie lider në industrinë e prodhimit të lëngjeve natyrale dhe pijeve freskuese, në kuadër të zgjerimit të strukturës organizative, po kërkojmë të punësojmë:

Përgjegjës për Mirëmbajtjen e Impianteve Ndihmëse

📌 Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Programon dhe koordinon ndërhyrjet teknike për impiantet ndihmëse.
  • Mbikëqyr ekipin teknik dhe nënkontraktorët gjatë punimeve.
  • Monitoron performancën e impianteve dhe azhornon planin e mirëmbajtjes.
  • Propozon blerje për pjesë këmbimi dhe menaxhon inventarin teknik.
  • Harton dhe përpunon raportet teknike dhe dokumentacionin përkatës.
  • Siguron zbatimin e procedurave të sigurisë teknike dhe ndihmon në vlerësimin e rreziqeve.
  • Bashkëpunon me Menaxherin e Shëndetit dhe Sigurisë për masat parandaluese dhe emergjente.
🧩 Kualifikimet dhe Aftësitë:
  • Diplomë universitare në Inxhinieri Elektrike, Mekanike ose Mekatronike.
  • Eksperiencë në mirëmbajtje teknike ose industriale.
  • Njohuri mbi standardet e sigurisë teknike dhe proceset GMP.
  • Aftësi për të lexuar skema teknike dhe përdorim i programeve si AutoCAD.
  • Njohuri në Microsoft Office dhe softuerë teknikë.
  • Aftësi për të udhëhequr ekipe dhe për të identifikuar difekte teknike.
  • Njohja e gjuhës angleze dhe/ose italiane përbën avantazh.
📩 Apliko Tani!
Nëse jeni të apasionuar pas përmirësimit të proceseve dhe keni aftësinë për të ndikuar pozitivisht në performancën e një organizate, ky pozicion është mundësia juaj!

Menyra e aplikimit:

Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetëm në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al me subjekt «Përgjegjës për Mirëmbajtjen e Impianteve Ndihmëse»

Bazuar në aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.

JU MIREPRESIM!

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.
 


Apply WhatsApp
Back
Top