• Tirane, ofrohet vend pune Përgjegjës i Sektorit të Customer Relationship Manager (CRM) & Mbështetjes së Shitjeve të Degëve

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Sherbim Klienti
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Përgjegjës i Sektorit të Customer Relationship Manager (CRM) & Mbështetjes së Shitjeve të Degëve
Pozicioni : Përgjegjës i Sektorit të Customer Relationship Manager (CRM) & Mbështetjes së Shitjeve të Degëve
Departamenti: Departamenti i Kanaleve Fizike
Divizioni: Divizioni Retail

Kualifikimi i kërkuar:

  • Diplomë në Financë, Marketing, Informatikë Biznesi ose Administrim Biznesi (ose ekuivalente).
  • Të ketë të paktën 5 vite përvojë pune në sektorin e Bankave dhe Telekomunikacionit, e preferueshme në profilin CRM & shitje dhe 2 vjet në pozicione drejtuese.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi ndërpersonale (verbale dhe të shkruara).
  • Aftësi për të hartuar strategji të detajuar CRM dhe për ta zbatuar atë brenda organizatës.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe aftësi për të bashkëvepruar me kolegët.
  • Aftësi të avancuara organizative, analitike dhe sasiore.
  • Të zotërojë shumë mirë gjuhën angleze të folur dhe të shkruar.
  • Aftësi shumë të mira kompjuterike, veçanërisht Microsoft Office Suite (p.sh. Access, Word, Excel, PowerPoint, Outlook, Adobe). Aftësi për të mësuar softuer të ri.
  • Vetë-motivuar dhe energjik që kërkon mbikëqyrje minimale.
  • Analizë kritike, logjike dhe me mendje të kthjellët në situata stresuese.
  • I orientuar në detaje me një shkallë të lartë saktësie.
  • Aftësi për të nxjerrë përfundime dhe për t’i paraqitur ato qartë.
  • Aftësi të forta menaxhuese të burimeve njerëzore dhe rryma dhe nisma të shumta të ndryshme.
Objektivat Paresore:

  • Përgjegjës për strategjinë CRM, planet e veprimit, organizimin e fushatave afatgjata dhe afatshkurtra të CRM me qëllim të rritjes së angazhimit të klientëve në shitjet e kryqezuara, penetrimit dhe përdorimit të produktit etj.
  • Dizajnimi i modeleve dhe segmentimeve analitike CRM, përcaktimi i strategjisë së duhur për zbatimin e tyre, duke synuar zhvillimin e mëtejshëm të shitjeve të Bankës.
  • Zhvillimi dhe monitorimi i aktivitetit të përgjithshëm e biznezit të rrjetit të degëve përmes ofrimit të mjeteve dhe teknikave relevante të shitjes.
Detyrat Kryesore dhe Përgjegjësitë:

  • Siguron koordinimin dhe planifikimin e plotë te aktivitetit të fushatave te CRM-se me ekipin e Produkteve ne Retail si dhe qe plani të jetë në përputhje me prioritetet strategjike për vitin.
  • Përgjegjes per zhvillimin e bazes se klienteve brenda bankes duke permiresuar peshen e portofolit, aktivitetin dhe besnikerine e klienteve. Ka rol te rendesishem ne qasjen e orientuar drejt klientit brenda institucionit.
  • Përgjegjës për fillimin, zhvillimin dhe menaxhimin e procesit të fushatave CRM duke siguruar përmbushjen e standardit dhe cilësisë së procesit. Sigurimi i mbështetjes së vazhdueshme ditore dhe afatgjatë të proceseve dhe funksioneve të fushatës CRM.
  • Drejton dhe koordinon kërkimin, analizën dhe vlerësimin e karakteristikave të klientit (data mining) në mënyrë që të hartohen modele të synuara të klientëve dhe segmentimi i klientit (CRM analitike).
  • Dizenjon dhe zbaton, nëpërmjet një sistemi CRM me shumë kanale (Rrjeti i degëve, posta direkte, qendra telefonike, SMS, e-mail etj.), “veprime komunikimi të personalizuara” – aktivitete promovuese (promovime shitjesh dhe fushata informative) drejtuar kategorive te perzgjedhura te klientëve, të cilat ata i ndërmarrin në bashkëpunim me ekipin e produkteve ne Retail dhe kanaleve digjitale.
  • Harton dhe analizon raportet në lidhje me fushatat CRM dhe aktivitetin e përgjithshëm si dhe vlerëson rezultatet e marra. Përgjegjes ne pergatitjen e prezantimeve të rregullta te aktivitetit CRM duke reflektuar prioritetet.
  • Zbaton përmirësimin gradual dhe të vazhdueshëm të cilësisë së të dhënave të klientit dhe kritereve të segmentimit bazuar ne rezultatet e fushatave. Pergjegjes per te propozuar veprime ne permiresim te ketij procesi.
  • Siguron që nivelet dhe objektivat e produktivitetit të shitjeve janë përmbushur duke punuar ngushtë me rrjetin dhe kanalet e tjera te shitjes.
  • Punon ngushtë me ekipin e Produkteve ne Retail për të propozuar një qasje të re dhe inovative të shitjeve përmes kombinimit të ofertës së produktit me nevojat e klientit dhe kanalin e shitjeve.
  • Ndjek duke siguruar zbatimin e duhur të projekteve që lidhen me aktivitetin CRM dhe nxitjen e shitjeve të rrjetit të degëve të kërkuara nga Grupi.
  • Ofron mbeshtetjen nepermjet aminimit dhe teknikave te tjera ne aktivitetin e shitjeve të rrjetit të degëve – në distancë dhe në vend.
  • Ofron trajnime dhe mbështetjen e nevojshme për forcen shitëse (sipas kërkesës së tyre) duke siguruar një kuptim të mirë të objektivave dhe strategjive të CRM (mesazhi i fushatave CRM), sipas fokusit CRM.
  • Merr pjese në projekte që kanë të bëjnë me fushëveprimin e tij/saj.
  • Kryen detyra të tjera specifike të caktuara nga menaxheri i tij/saj i drejtpërdrejtë në lidhje me aktivitetet e Departamentit.
Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV të përditësuar dhe një letër motivimi në adresën e email-it humanresources@otpbank.al . Ju lutem vini re që vetëm kandidatët e shortlistuar do të kontaktohen.
Afati i fundit i aplikimeve është 26 Janar 2023.



 


Apply
Back
Top