• Tirane, ofrohet vend pune Përfaqësues Shitjesh

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Profesionisti_banner.jpg


Agjencia e Rekrutimit Profesionisti është një Agjenci Rekrutimi dhe Konsulence e fokusuar në vlerësimin e Burimeve Njerëzore dhe lehtësimin e bizneseve për të zgjedhur stafin e duhur. Qëllimi ynë është të ndërtojmë marrëdhënie të besueshme dhe afatgjata me kandidatët dhe bizneset. Vizioni ynë është të sigurojmë që njerëzit në tregun tonë të frymëzohen, motivohen, trajnohen dhe zhvillohen për të përqafuar të ardhmen e punës. Misioni ynë është të ndihmojmë klientët tanë të gjejnë dhe punësojnë profesionistët më të kualifikuar në profesione të zgjedhura dhe shumë të aftë, si dhe t'i ndihmojmë ata profesionistë të gjejnë mundësitë më të mira të punës në fushat e tyre përkatëse dhe të çojnë më tej karrierën e tyre.

Pozicioni i punës: Përfaqësues Shitjesh
Kushtet e kontratës: E pacaktuar
Vendndodhja: Tiranë, Shqipëri

Qëllimi i Pozicionit: Po kërkojmë një Përfaqësues të motivuar Shitjesh të orientuar drejt rezultateve për t'iu bashkuar ekipit për një nga klientat tanë, lider në fushën e mobilimit dhe tregtimit të hidrosanitareve dhe pllakave.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

• Të prezantojë dhe shesë shërbimet dhe produktet e kompanisë klientëve të rinj dhe atyre ekzistues.
• Të arrijë objektivat mujore të përcaktuara nga kompania.
• Të zbatojë politikat, drejtimet dhe proçedurat e kompanisë.
• Të identifikojë dhe zgjidhë në kohë shqetësimet e klientëve.
• Të mbajë marrëdhënie të rregullta me klientët.
• Të bashkëpunojë me departamentet e tjera deri në zgjidhjen e çdo problemi/kërkese nga klientët.
• Të kryejë detyra të tjera që mund t`i caktohen herë pas here me qëllim realizimin dhe zhvillimin e objektivave dhe strategjive të kompanisë
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:

Edukimi: Të ketë përfunduar Arsimin e lartë, përbën avantazh dega Marketing.
Eksperiencë pune: Preferohen eksperienca të ngjashme të mëparëshme të punës në sektorin e shitjeve.
Eksperienca e punës në sektorin e kozmetikës/retail dos në sektorin e kozmetikës/retail do përbënte avantazh.

Aftësitë:
• Të jetë I gatshëm të lëvizë në terren
• Të jetë i gatshëm dhe i aftë të punojë në grup.
• Të pëlqeje punën me njerëzit.
• Njohuri paraprake të produkteve.
• Trajnimet ne fushën relevante do të kenë përparësi;
Kushtet e punës: Kompania ofron një mjedis komod dhe miqësor për të punuar me një paketë benefitesh tërheqëse dhe konkuruese.

Procedurë Aplikimi:

Në rast se posedoni cilësitë e listuara më sipër, ju lutem të dërgoni CV tuaj brenda datës 7.12.2022 në adresën tonë elektronike: recruitment@profesionisti.al

"Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

Vetëm kandidatet e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen nga Agjencia.
 


Apply WhatsApp
Back
Top