Tirane, ofrohet vend pune Përfaqësues Shitjesh në Gjuhën Frënge
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 5 Selite | Kodra e Diellit
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Agjent shitje | Menaxhim shitje
- Gjuha
-
- frengjisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Përshkrimi i pozicionit:
Një nga operatorët kryesorë turistikë në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit, kërkon një Përfaqësues Shitjesh me njohuri të shkëlqyera të gjuhës frënge për sezonin veror 2026.Pozicioni është në terren (on-site) dhe ne zyre, dhe konsiston në asistencë për grupet turistike frankofone që qëndrojnë në hotelet e Durrësit dhe Lalëzit, si dhe në shitjen e ekskursioneve gjatë qëndrimit të tyre në Shqipëri.
Detyrat kryesore:
- Të jetë pika kryesore e kontaktit për turistët frankofonë gjatë qëndrimit në hotel.
- Të pres grupet në mbërritje, të ofrojë asistencë gjatë check-in / check-out ne hotel, dhe të ndihmojë në çdo kërkesë apo problem të mundshëm.
- Të prezantojë dhe shesë ekskursione ditore dhe ture lokale për klientët në hotel.
- Të koordinojë transfertat dhe ekskursionet me ekipin operacional të kompanisë.
- Të raportojë shitjet ditore dhe kërkesat e klientëve në zyrën qendrore.
Kërkesat:
- Njohuri të shkëlqyera të gjuhës frënge (niveli C1–C2) – komunikim i rrjedhshëm verbal dhe me shkrim.
- Eksperiencë e mëparshme në turizëm, shitje on spot, ose asistencë hoteliere përbën avantazh.
- Pamje e rregullt, qëndrim profesional dhe sjellje miqësore me klientët.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur, për të menaxhuar kërkesa të shumta dhe për të ruajtur qetësinë në situata dinamike.
- Leje drejtimi
Ofrohet:
- Punë me pagë konkurruese + komision mbi shitjet e ekskursioneve.
- Trajnim para sezonit
- Ambient pune energjik dhe mbështetje e vazhdueshme nga ekipi i operacioneve.
- Mundësi për bashkëpunim afatgjatë në sezonet e ardhshme.
Dërgo CV-në dhe një foto profesionale në: info@ahg.al
Cel. : +355 69 220 4550
Apply WhatsApp