• Tirane, ofrohet vend pune Përfaqësues Shitjesh në Gjuhën Frënge

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Selite | Kodra e Diellit
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Gjuha
  1. frengjisht
Eksperienca
vetem me eksperience

Përshkrimi i pozicionit:​

Një nga operatorët kryesorë turistikë në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit, kërkon një Përfaqësues Shitjesh me njohuri të shkëlqyera të gjuhës frënge për sezonin veror 2026.

Pozicioni është në terren (on-site) dhe ne zyre, dhe konsiston në asistencë për grupet turistike frankofone që qëndrojnë në hotelet e Durrësit dhe Lalëzit, si dhe në shitjen e ekskursioneve gjatë qëndrimit të tyre në Shqipëri.


🔹 Detyrat kryesore:​

  • Të jetë pika kryesore e kontaktit për turistët frankofonë gjatë qëndrimit në hotel.
  • Të pres grupet në mbërritje, të ofrojë asistencë gjatë check-in / check-out ne hotel, dhe të ndihmojë në çdo kërkesë apo problem të mundshëm.
  • Të prezantojë dhe shesë ekskursione ditore dhe ture lokale për klientët në hotel.
  • Të koordinojë transfertat dhe ekskursionet me ekipin operacional të kompanisë.
  • Të raportojë shitjet ditore dhe kërkesat e klientëve në zyrën qendrore.


🔸 Kërkesat:​

  • Njohuri të shkëlqyera të gjuhës frënge (niveli C1–C2) – komunikim i rrjedhshëm verbal dhe me shkrim.
  • Eksperiencë e mëparshme në turizëm, shitje on spot, ose asistencë hoteliere përbën avantazh.
  • Pamje e rregullt, qëndrim profesional dhe sjellje miqësore me klientët.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur, për të menaxhuar kërkesa të shumta dhe për të ruajtur qetësinë në situata dinamike.
  • Leje drejtimi


💼 Ofrohet:​

  • Punë me pagë konkurruese + komision mbi shitjet e ekskursioneve.
  • Trajnim para sezonit
  • Ambient pune energjik dhe mbështetje e vazhdueshme nga ekipi i operacioneve.
  • Mundësi për bashkëpunim afatgjatë në sezonet e ardhshme.


📩 Aplikimet:
Dërgo CV-në dhe një foto profesionale në: info@ahg.al

Cel. : +355 69 220 4550
 


Apply WhatsApp
Back
Top