• Tirane, ofrohet vend pune Order Processing & Invoicing Specialist

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Laprake | Spitali ushtarak | Hygeia
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Finance-Banke | Sigurime
Eksperienca
me dhe pa eksperience

Rreth HITJOB​

HITJOB është një kompani outsourcing me mbi 8 vite eksperiencë në tregun shqiptar, e angazhuar në ofrimin e zgjidhjeve profesionale për kompani të njohura ndërkombëtare, kryesisht amerikane dhe italiane.

Në kuadër të partneritetit me EZ-CRETE, një nga kompanitë lider në SHBA në projektimin dhe prodhimin e produkteve të betonit, me mbi 19 vite eksperiencë në industri, po kërkon një "Order Processing & Invoicing Specialist" për t'iu bashkuar ekipit në Tiranë.

Bashkohu me një ekip ndërkombëtar dhe zhvillo karrierën tënde në një kompani që vlerëson profesionalizmin, bashkëpunimin dhe rritjen e vazhdueshme.

Nëse je i/e organizuar, i/e përpiktë dhe të pëlqen të punosh në një ambient dinamik e ndërkombëtar, kjo mund të jetë mundësia e duhur për ty!

Përgjegjësitë kryesore:​

  • Administrimi dhe përpunimi i porosive të klientëve.​
  • Përgatitja dhe verifikimi i faturave.​
  • Koordinimi me klientët dhe departamentet e shitjeve, prodhimit, logjistikës dhe financës.​
  • Përditësimi i të dhënave dhe dokumentacionit në sistem.​
  • Menaxhimi i ndryshimeve të porosive dhe mbështetje në proceset administrative.​

Kërkesat:​

✔ Eksperiencë në administrim porosish, faturim ose role të ngjashme.
✔ Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (minimumi B2, preferohet C1).
✔ Aftësi të shkëlqyera organizative dhe vëmendje ndaj detajeve.
✔ Njohuri të sistemeve ERP/CRM ose programeve të menaxhimit të inventarit përbëjnë avantazh.
✔ Aftësi të mira komunikimi, bashkëpunimi dhe zgjidhje problemesh.​

Çfarë ofrojmë:​

  • Pagë konkurruese dhe kontratë të rregullt pune.​
  • Mundësi zhvillimi profesional dhe trajnime, përfshirë mundësinë për trajnim pranë kompanisë mëmë.​
  • Ambient pune profesional dhe bashkëpunues.​
  • Drekë e ofruar nga kompania.​
  • Pushim çdo të shtunë dhe të diel.​
  • Pozicion On-site në Tiranë.​
  • Orari i punës: 14:00 – 22:30.​

📍 Vendndodhja: Tiranë – Pozicion On-Site
Nëse besoni se ky pozicion përputhet me profilin dhe ambiciet tuaja profesionale, ju ftojmë të aplikoni duke dërguar CV-në tuaj në adresën e emailit: info@hitjob.it ose nëpërmjet WhatsApp në numrin: +355 68 200 2999.

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Të dhënat e kandidatëve do të përdoren vetëm për qëllime rekrutimi dhe përzgjedhjeje.

#HITJOB #Pune #NjoftimPune #Punesim #Finance #Accounting #JuniorAccountant #Karriere
 


Apply WhatsApp
Back
Top