• Tirane, ofrohet vend pune Njoftim per Trajnim: Software Developer

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. IT | TIK | Informatike Ekonomike
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
me dhe pa eksperience
NJOFTIM PËR TRAJNIM
Info Business Solutions shpk, pjesë e InfoSoft Group, ju ofron trajnim profesional për programim në
MICROSOFT DYNAMICS NAV/BUSINESS CENTRAL
Roli: Software Developer
Trajnimi do të kombinojë të mësuarit teorik dhe angazhim në projekte praktike në ambientet tona të punës. Do të jetë i organizuar në module dhe do të përfshijë punë në grup, diskutime, simulime, prezantime të shkurtra etj.
Në dispozicion të studentëve do të vihen materiale, literaturë informuese, udhëheqës për trajnimin. Instruktorët tanë janë ekspertë të fushave të tyre dhe i plotësojnë kriteret e larta për mësimdhënien e programeve zyrtare trajnuese.
Kohëzgjatja e këtij Programi Trajnimi do të jetë 5 javë, nga e hëna në të premte, me datë fillimi në javën e tretë të Marsit.
Pjesëmarrësit do të maten në perfomancë dhe do të vlerësohen gjatë gjithë trajnimit në fushat përkatëse që do të trajtohen.


KRITERET PËR PJESËMARRËSIT:
Studente te vitit te tretë Bachelor ose Master në degët: Matematikë, Inxhinieri Matematike dhe Informatike, Informatikë, Informatikë Ekonomike, Informatikë Biznesi etj...
Rezultate të mira gjatë studimeve.
Përkushtim dhe obligim për pjesëmarrje të rregullt.
Aftësi shumë të mira për të punuar në grup.
Aftësi shumë të mira komunikuese dhe organizative.
Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
E preferueshme - njohuri te gjuhes italiane.


Të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me Certifikatë. (e cila vërteton njohuritë teknike dhe profesionale të tyre mbi përdorimin e kësaj platforme.)
Pjesëmarrësit të cilët do të kenë rezultate të larta në testet që do të kryhen, kompania do t’ju ofrojë kontratë punësimi në rolin: Software Developer.


Pagesa për pjesëmarrje në trajnim do të jetë 25.000 lekë me TVSH.


Për të aplikuar, ju lutem dërgoni CV-në dhe dokumente të tjera që vërtetojnë kualifikimet tuaja në adresën e-mail:humanresources@infosoftgroup.com.al.
Studentët që plotësojnë kushtet e lartpërmendura do t’i nënshtrohen procesit të intervistimit dhe testimit nga Burimet Njerëzore
 


Apply
Back
Top