• Tirane, ofrohet vend pune Ndihmes Teknik per Pajisje Printimi

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Autostrada Tr.-Dr.
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. IT Teknike | Kompjutera
  2. Teknik
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Infosoft Office, lider në tregun shqiptar në tregtimin e artikujve kancelarikë për zyra dhe shërbimeve të printimit, kërkon të zgjerojë ekipin me një Ndihmës Teknik për Pajisje Printimi.


Ky pozicion është i përshtatshëm edhe për kandidatë që nuk kanë eksperiencë specifike në servisimin e printerave, por që kanë formim ose njohuri bazë teknike dhe dëshirë për t’u zhvilluar profesionalisht në këtë fushë.


Kandidati i përzgjedhur do të trajnohet dhe mbështetet nga teknikë me eksperiencë.


Detyrat Kryesore​


  • Të asistojë teknikët në instalimin dhe konfigurimin e pajisjeve të printimit
  • Të ndihmojë në mirëmbajtjen dhe kontrollin teknik të pajisjeve pranë klientëve
  • Të asistojë në ndërrimin e tonerve, pjesëve konsumuese dhe komponentëve teknikë
  • Të mbështesë ekipin gjatë ndërhyrjeve për defekte teknike
  • Të kryejë transportimin, vendosjen dhe përgatitjen bazë të pajisjeve për përdorim
  • Të raportojë punët e kryera sipas udhëzimeve të përgjegjësit teknik
  • Të ruajë komunikim korrekt dhe profesional me klientët

Kriteret e Kërkuara​


  • Njohuri bazë në kompjuter dhe pajisje elektronike
  • Dëshirë për të mësuar dhe për t’u trajnuar në fushën e pajisjeve të printimit
  • Korrektësi, përgjegjshmëri dhe aftësi për të punuar në ekip
  • Gatishmëri për punë në terren pranë klientëve
  • Leje drejtimi, kategoria B
  • Eksperienca e mëparshme në servis pajisjesh elektronike, kompjuterash, printerash ose pajisjesh zyre përbën avantazh

Ne Ofrojmë​


  • Trajnim teknik nga stafi ynë i specializuar
  • Mundësi zhvillimi profesional në sektorin e shërbimit të printimit
  • Punë në një ambient profesional dhe mbështetës
  • Eksperiencë praktike në terren me pajisje profesionale
  • Pagë të diskutueshme në varësi të aftësive dhe eksperiencës

Aplikimi:
Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-në dhe Letrën e Interesit në adresën e emailit:
hr@infosoftoffice.al



Në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, të gjitha të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen në mënyrë konfidenciale dhe do të përdoren vetëm për qëllimet e procesit të rekrutimit, në përputhje me kërkesat ligjore në fuqi.
 


Apply WhatsApp
Back
Top